Kuksianët e dëgjonin fshehurazi në diktaturë, sot portreti i kitaristit të njohur të viteve ’80 bëhet murale në qytet

Një pikturë murale po i shtohet qytetit të Kukësit. Është imazhi i kitaristit nga Shkupi, Ismet Shaini, pjestar i grupit ‘rock’ të viteve ’80, “Telex”.

Vepra në proces, e piktorit Kristian Zara, vjen si bashkëpunim me bashkinë, për realizimin e murales në njërin prej pallateve të lagjes numër 2 të qytetit verilindor.

Imazhi i kitaristit mjaft të dashur për qytetarët e Kukësit do të qëndrojë në fasadën e pallatit, për të kujtuar lidhjen e veçantë të kuksianëve me grupin “Telex”, këngët e të cilëve i dëgjonin fshehurazi në radio, në vitet ’80-të.

Kristian Zara, i cili ka realizuar disa murale në Shqipëri, ndodhet për herë të parë në Kukës dhe jep impresionin e tij për qytetit.

Ai është një artist i artit figurativ pamor dhe kritik arti. Pas mbarimit të Liceut Artistik në Elbasan dhe refuzimit në Akademinë e Arteve në Tiranë u detyrua të largohej për në Greqi. Më pas ka ndjekur studimet në Skoci, Master në Artit Shoqëror dhe Publik. Edhe pse kishte mundësi të jetonte e të punonte në Skoci, Kristiani, vendosi të kthehej në Shqipëri.

Mesazhi i artistit për të rinjtë shqiptarë është që të lexojnë sa më shumë ndërsa bashkëmoshatarët e tij duhet të bëjnë një sakrificë të fortë për të ndërtuar vendin pavarësisht vështirësive e pengesave.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar