Një pikturë murale po i shtohet qytetit të Kukësit. Është imazhi i kitaristit nga Shkupi, Ismet Shaini, pjestar i grupit ‘rock’ të viteve ’80, “Telex”.
Vepra në proces, e piktorit Kristian Zara, vjen si bashkëpunim me bashkinë, për realizimin e murales në njërin prej pallateve të lagjes numër 2 të qytetit verilindor.
Imazhi i kitaristit mjaft të dashur për qytetarët e Kukësit do të qëndrojë në fasadën e pallatit, për të kujtuar lidhjen e veçantë të kuksianëve me grupin “Telex”, këngët e të cilëve i dëgjonin fshehurazi në radio, në vitet ’80-të.
Kristian Zara, i cili ka realizuar disa murale në Shqipëri, ndodhet për herë të parë në Kukës dhe jep impresionin e tij për qytetit.
Ai është një artist i artit figurativ pamor dhe kritik arti. Pas mbarimit të Liceut Artistik në Elbasan dhe refuzimit në Akademinë e Arteve në Tiranë u detyrua të largohej për në Greqi. Më pas ka ndjekur studimet në Skoci, Master në Artit Shoqëror dhe Publik. Edhe pse kishte mundësi të jetonte e të punonte në Skoci, Kristiani, vendosi të kthehej në Shqipëri.
Mesazhi i artistit për të rinjtë shqiptarë është që të lexojnë sa më shumë ndërsa bashkëmoshatarët e tij duhet të bëjnë një sakrificë të fortë për të ndërtuar vendin pavarësisht vështirësive e pengesave.
R.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
19.1%
-
Jo
77.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 4495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fluks në Morinë, pushuesit nga Kosova zgjedhin Shqipërinë: Nuk e tradhtojmë! Rreth 60 mijë hyrje-dalje pasagjerësh në 24 orë
16 Gusht, 10:55
-
VIDEO/ Muralja me parodistët e Vlorës si një kujtesë për humorin e hollë
14 Gusht, 10:43
-
Vapë përvëluese, 7 mijë familje në Kukës përballen me mungesë uji! Banorët: Vjen vetëm 3 orë në ditë, situatë e papërballueshme
13 Gusht, 22:18
-
Profil/ Vajza 24-vjeçare që 'vë në rresht' burrat e Hasit! Arbërie Rada rrëfen në 'Report Tv' sfidat në drejtimin e Policisë Bashkiake
13 Gusht, 15:56
-
Harrohet poeti disident Havzi Nela! Në 36-vjetorin e vdekjes, bashkëshortja e vetme kërkon drejtësi: Të dënohen xhelatët e diktaturës
10 Gusht, 15:52
-
Sulm me armë pikës së karburantit në Tropojë, nuk ka të lënduar
8 Gusht, 13:58
-
Dorëzohet familja Gjici! Shiten 100% të aksioneve, klubi i Kukësit me pronarë të rinj
7 Gusht, 09:40
-
'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del blof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri
6 Gusht, 22:51
-
Jo vetëm Himara! Përsëritja e zgjedhjeve ‘tersi’ i opozitës! Thelloi humbjen edhe në Rrogozhinë e Kukës, s’mundi të mbante votat e 14 majit! PS rriti mbështetjen
6 Gusht, 17:11
-
Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin
5 Gusht, 22:59
-
Kukës/ Zjarr në malin e Gjallicës, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët
5 Gusht, 12:23
-
Tropojë, punëtori humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet drejtuesi teknik i firmës
4 Gusht, 12:17