Në këto ditë Plazhi i Gjeneralit, është një nga destinacionet më të mira relaksuese, për t’u larguar nga klima e nxehtë paszgjedhore. I vendosur jo shumë larg Tiranës, mbi një reliev mahnitës në “rivierën” e Kavajës, i strukturuar mes kodrave të ulta dhe të gjelbëra për gjatë gjithë vitit, ky vend, buzë detit, vazhdon të mbetet ende një pasuri e pa eksploruar në të gjithë befasitë që ofron.
Sa herë vij këtu, nëpërmend më vjen legjenda e gjeneralit, emri i të cilit ka përcaktuar edhe toponiminë e kësaj perle. Por që të shkosh dhe të kthehesh prej andej duhet të kalosh nëpër disa fshatra të bukur ku nga historia nuk ka mbetur asgjë në këmbë. As nga historia e afërt e diktaturës nuk po mbeten më gjurmë.
Edhe pse isha larguar nga “zhurma” zgjedhore e kryeqytetit, ajo më ndiqte pas në udhëtimin tim. Gjatë kalimit përmes fshtrave të Kavajës me “kufij” të padukshëm nga njëri tjetri, me turma simpatizantesh politikë, mbështetur pas mureve të dyqaneve elektorale me urdhërat e simbolet të partive, rruga të duket si një bulevard i tejmbushur me flamuj e banderola, si në qytetet e mëdha. Vjollcë dhe blu është ngjyra që dominon e që thyhet nga ndonjë e bardhë, portokalli, jeshile a e kaltër. Madje me një rregullsi të habitshme.
Shumë kolor. Aq shumë sa nuk mund të ndaje dot as kufijtë e bastioneve. Eci ngadalë me makinë, për shkak të njerëzve të shumtë që qëndrojnë në këmbë në mes të rrugës, të ulur në trotuar, para zyrave elektorale dekoruar me flamuj, e që serevirin përveç lajmeve politike edhe raki, birrë, qofte e rrallë ndonjë bidon ujë të ftohtë. Gjithçka që ndodh këtu edhe pse e çuditshme, nuk është e ndryshme nga atmosfera në gjithë vendit.
“Mirësevini në Bago”, shkruante tabela në hyrje të fshatit, majtas dhe djathtas së cilës, valëviten flamujt e dy ngjyrave dominuese. Në të dy krahët rrugës së këtij fshati, ashtu si në të gjithë fshatrat e kësaj zone, ngrihen shtëpi të reja me tre ose katër kate, në të shumtën e rasteve pa çati apo mbi katet e para pa dyer e dritare. Më duhet të ndaloj në njërën prej tyre, buzë rrugës, ku në një tabelë të dukshme shkruhej “Supermaket”. Edhe ajo ishte dyqan-shtëpi e pambaruar, në hijen e shkallareve të së cilës, luanin tre vajza të vogla, bashkëmoshatare, nën shoqërinë e pulave dhe të një qenushi gjumash. Vogëlushet e bukura, të patrazuara nga situata përreth, qeshnin dhe luanin me kukullat e tyre.
Njëra prej vajzave lozonjare, i këndonte ninullë kukullës së saj me fustan prej flamurit vjollcë të PS dhe mbuluar me çarçafë blu të flamurit të PD. Qëndrova një çast duke i vështruar tek luanin qetësht në botën e tyre hyjnore kaq të ndryshme nga realiteti i prindërve të tyre në rrugë, nën diellin e nxehtë.
-Sa të bukur e paske kukullën, i them duke hyrë me kujdes në bisedë.., -ndërsa sytë më ngelën në gërshetëzat me kallëzat të arta, që më çuan shumë larg në vite, në epokën e kukullave prej lecke. Ndjeva pikëllim.
- Ku e ke gjetur veshjen, po këto çarçafë kaq të bukur, me copë të hollë, - e pyeta pa i rënë në sy për qëllimin tim?
Vajza pati ndrojtje në fillim. Pastaj me një buzëqeshje të çiltër nisi tregimin...
- O teta, unë luaj me kukullën time sepse më pëlqen –tha. Unë kam bërë vetë kukullën me kallëzat e grurit që kemi në arën tonë. Një ditë xhaxhi F. solli tek ne shumë flamurë me ngjyrë të kuqe dhe vjollcë dhe e vari tek porta e hekurit. Ajo më tregoi me gisht bluzën e kukullës me flamurin e PS. Xhaxhi G. solli këto flamurët dhe i vendosi tek ana tjetër e portës. Unë i thashë vëllait tim dhe ai më zbriti nga porta një flamur me ngjyrë blu. Por unë nuk do t’i gris, nuk do ti gris, sepse më duhen për kukullat e mia. Por edhe gjyshja më tha se i duhen asaj flamurët me ngjyrë të kuqe. Ajo ka filluar të qepë një veshje të brendshme për veten me to.
Nuk e vazhdova më shumë bisedën me vajzën, i lashë peshqirin tim të plazhit, dhe ajo me qetesi, sikur donte të mos zgjonte kukullën nga gjumi e zhveshi me kujdes dhe mi dha mua flamujt të cilët i futa në makinë.
Ndoshta dhe pak orë kanë mbetur nga numërimi i votave të fundit. Edhe K.Q. i zgjedhjeve do të shprehet edhe për fituesin, për atë forcë politike të cilin e kanë votuar bashkë me shqiptarët edhe mami e babi i vogëlushes nga Bagoja, ndërkohë që simbolet e partive dhe bashkë me to edhe ato kombëtare kanë filluar të kthehen në mbetje shqetësuese, për heqjen e të cilëve nuk kujdeset kush, aq më tepër ata që i vendosën. Sepse puna e tyre tashmë ka mbaruar. Por, unë do të isha ndjerë e lumtur sikur gjysma e financave që shpenzuan për tregëtinë e flamurëve dhe të simboleve të fushatës zgjedhore që veshën pallatet, bulevardet, rrugët e qyteteve dhe fshatrave në të gjithë Shqipërinë, të ishin shpenzuar edhe në ndihmë të njerëzve në nevojë. Sidomos të fëmijëve.
Do ishte më mirë sikur forcat politike, në podiumet e festave luksoze të kishin shprehur qoftë edhe një alternative për këtë kategori njerëzore që jeton në minimumin jetik. Sepse ashtu si Kukulla e Bagosë, në periferitë e qyteteve tona jetojnë mijëra njerëz në geto, pa asnjë mundësi jetike, edhe pse prindërit e tyre e ngrejnë fort zërin në dyqanet apo klubet elektorale.
Sepse, ashtu si Kukulla e zhveshur e Bagosë, me gjysmën e shpenzimeve për flamurë, me simbole shpeshherë të shëmtuara, mund të ishin veshur mijëra njerëz si ata të atij komunitetit në periferinë e Fierit, që nuk i lejuan të votojnë, për të shprehur vullnetin e tyre politik. Po të ishin treguar edhe më të kujdesshme partite politike, duhet ta kishin parashikuar në një pikat e programit të tyre, sepse kështu do të ishte pasuruar edhe cilësia e votës shqiptare.
Sepse, në qëndrat e shesheve ku shpallen emrat e bujshëm të kandidatëve për deputetë, në festat marramendëse ku hidhen në erë dhjetra e dhjetra miliona lekë për flamuj e banderola, në klubet elektorale ku shërbehet politikë, raki e luhet muzikë e Pink Floyd, duhet të luhet edhe një alternative shprese për fëmijët shqiptarë.
E që flamujt e partive të mos kthehen kaq shpejt në fustane, çarçafë për kukullat e brekë për gjyshen, si ajo në Bago, duhet të mendojmë për shenjtërinë e simbolikave kombëtare, himnin dhe flamurin kombëtar.
Në kthim nga Plazhi i Gjeneralit, nga deti mahnitës i Kavajës, syri të sheh tek valëviten në ritmin e erës flamuj të lodhur fushatash. Burra që këndojnë, pijnë në mes të rrugës e që i gëzohen fitores sipas mënyrës së tyre. Brenda mureve e gardheve të oborreve, gratë shohin syndrojtura nëse fitorja e burrave të shtëpisë do ti sjellë diçka në tavolinë për të festuar.
Fëmijët e kësaj perle të Adriatikut, harruar padrejtësisht prej politikës, duhet të kenë një mundësi më shumë për të qenë edhe ata si gjithë fëmijtë e botës… vetëm nëse një here në dy vjet, gjysma e parave për fushata elektorale kaq luksoze, të tipit alla amerikan, do të investohet për ata.
(Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print), e diel, 30 qershor 2013)
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com