Përbërësit:
- 350 gr miell misri
- 100 gr miell gruri
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
- 1 gotë kos
- 300 ml ujë
Përgatitja:
Përziejmë miellin e misrit me miellin e grurit. Shtojmë kripën dhe sodën. Hedhim kosin, vajin e ullirit dhe ujin gradualisht. I përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene, jo shumë e fortë. E vendosim në tavë të lyer lehtë me vaj dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 30–35 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Komento
Komente











