TIRANE- Ish-guvernatori Adrian Fullani, është tradhtuar nga të gjithë miqtë e tij më të afërm që ka në Këshillin Mbikqyrës. Ata që për Fullanin deri dje konsideroheshin si kollonat mbajtëse në atë detyrë, ata kanë dëshmuar kundër tij në prokurorinë e Tiranës. Dhori Kule, Adrian Civici, kanë dëshmuar përpara prokurorit Ramadan Troci dhe oficerit Elidon Hysenaj, se përgjegjës për krijimin e situatës së pakëndshme në Bankën e Shqipërisë është vetëm administratori kryesor i institucionit, Adrian Fullani.
/Shqiptarja.com









