Kullat e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës drejt shkatërrimit total

Një monument kulture dhe më një vlerë të veçantë janë kullat e Dervish Aliut në fshatin Dukat të rrethit të Vlorës, të cilat nga viti janë duke u rrënuar. Kamera jonë ka qënë në këtë ndërtese e cila ka më shumë se 200 vite që është ndërtuar nga lufëtari Dervish Aliu për të parë se mos mirmbajtja ka shkatërruar pothuajse të gjitë këtë ndërtese.

Sipas banorve të fshatit Dukat kjo kullë para viteve ‘90 ka qënë shumë e bukur dhe ishte e vizitueshme, pasi mirëmbahej edhe nga shteti, por edhe nga vetë banorët, pasi ishte shtëpia e parë në këtë fshat dhe ishte e një luftëtari të madh për zonën e Dukatit si Dervish Aliu.

Kjo kullë ka marrë emrin monument kulture në vitin 1987 dhe atëherë ka qënë dhe restaurimi që është bërë nga shteti.

Çdo vit kjo kullë ka ardhur duke u rrënuar, pasi nuk ka njohur asnjë mirëmbajtje. Çatia e kësaj kullë ka rënë, dyshemeja po ashtu, dhe për të hipur në këtë kullë rrezikon pasi dërrasat janë kalbur. Të shumtë kanë qënë turistët që vijnë për të vizituar këtë kullë, ata nisen nga gujidat turistike, por kur vijnë gjejnë derën e mbyllur, pasi hyrja brenda rrezikon seriozisht jetën, pasi mund të shëmbet nga kalbja e dërrasave të dyshemesë.

Të ndërtuara në shekullin e 19, dhe me një projekt shumë ambicioz si për kohën ashtu edhe për ditët tona, janë kullat e organizatorit të revoltës së Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848, Dervish Aliut, në Dukat Fshat të Vlorës.  Për ndërtimin e banesave të Dervish Aliut mjeshtrat kanë ardhur nga Janina.

Kanë kaluar 200 vite nga ndërtimi i tyre, por deri në vitet ‘90 ato qëndronin stoike, pasi ishin mirëmbajtur me shumë kujdes.

Në vitin 1979 ato janë rikonstruktuar dhe rehabilituar, vit në të cilin u shpallën edhe monument kulture, por që prej asaj kohe mobilimet dhe gjithccka që i përkiste këti kompleksi banesash ishte në kujdes të veçantë nga ana e shtetit, e me ardhjen e demokracisë gjithçka shkoi drejtë rrënimit. Banorët e fshatit e mbajnë mend se brenda banesave të Aliut kishte shumë fotografi, sixhade e shumë gjëra të bukura, sa që turistët që i vizitonin kullat mbeteshin me kokën pas për tu rikthyer sërish.

Sot Kulla e Dervish Aliut është thuajse tërësisht e rrënuar, drejtoria e monumenteve të Kulturës në Vlorë të vetmin investim që ka bërë për kompleksin e banesave janë disa trarë metalik për të mbajtur atë cep çatie që ka mbetur, por në pjesë më të madhe gjithçka tashmë është e rrënuar.

Report TV u interesua në Drejtorinë e Monumenteve në Vlorë, por përgjigja e drejtuesve të këtij institucioni ishte heshtja, e kur shkuan tek zyrat ajo që morem ishte një pamje e derës së mbyllur, por asgjë më shumë, pasi punonjësit ishin gjetkë duke shijuar rrezet e diellit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë