Kulluri: Bardhi, burokrat që u hodh në shpatullat e Berishës për një vend pune! Në Elbasan, mori më pak se gjysmën e votave të Luçiano Boçit

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri e ka cilësuar Gazment Bardhin si një ‘burokrat që i mungon instikti i politikanit’. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Kulluri iu përgjigj deklaratave të bëra nga Bardhi, duke thënë se ky i fundit ka zgjedhur të kalojë në anën e Sali Berishës vetëm për të mbajtur vendin e tij si deputet.

“Instikti i burokratëve, rasti i Bardhit, është për të mbrojtur vendin e punës. Edhe kur i kundërshton shefat, ka vetëm qëllim të mrbojë vendin e punës. Kurse politikanët kur rebelohen e bëjnë për interesin politik e publik. Bardhi nuk më njeh, se unë jam marrë me politikë për shumë vite kur ka qenë thjesht një burokrat. Tani është i detyruar të sillet si politikan ndërkohë që nuk e ka instiktin”- tha Kulluri.

Më tej shtoi se fakti që Bardhi mori gjysmën e votave që mori Luçiano Boçi në 2021-in edhe pse ishte drejtues i listës së deputetëve, tregon se nuk ka mbështetje nga demokratët.

Kulluri ripërsëriti qëndrimin e PD zyrtare mbi mundësinë e një bashkimi mes palëve, duke theksuar se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse Sali Berisha tërhiqet nga fiksimi i tij për të qenë kryetar i opozitës.

“Nëse Berisha tërheiqet nga obsesioni i tij për të qenë drejtues i opozitës mund të gjendet një mekanizëm që të na cojë drejt fitores. Ngjizje mekanike nuk mund të ketë  Meta dhe Shehi e kanë shprehur pak a shumë të njëjtën gjë si ne, duke thënë se Berisha nuk mund të jetë kryetar i opozitës”- shtoi zyrtari i PD.

Një koment, Kulluri e pati edhe për ndryshimet e bëra në kryesinë e Rithemelimit, ku u shtuan si nënkryetarë Gament Bardhi e Agron Gjekmarkaj. Sipas Kullurit, ndryshimet u bënë vetëm me urdhër të Berishës pasi anëtarët e tjerë të Rithemelimit ishin kundër pranimit të Bardhit e Gjekmarkajt si nënkryetarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Bardhi e Gjekmarkaj nënkryetarë të Rithemelimit, Kulluri: Nuk i donte askush! Lëvizje e Berishës për të mashtruar disa veta poshtë ballkonit

 

‘Lëvizje për të mashtruar disa persona poshtë ballkonit!’. Kështu i cilësoi Edvin Kulluri ndryshimet në kryesinë e Rithemelimit, ku Gazment Bardhi e Agron Gjekmarkaj u emëruan si nënkryetarë.

I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD tha se pjesa më e madhe e anëtarëve të Rithemelimit ishin kundër Bardhit e Gjekmarkajt, por në fund u bë çfarë kishte urdhëruar Sali Berisha.

“Këto lëvizje janë ca finte të vogla për të mashtruar ca veta poshtë ballkonit për t’u thënë se foltorja fiton në zgjedhje duke i bërë ato 200 veta të besojnë se gomari fluturon. Nuk ringrihet partia me viagra, ngrihet duke forcuar partinë. Këto janë kokrra viagrash që hidhen poshtë ballkonit.Bardhi e Gjekmarkaj janë tek dera tek rithemelimi sepse nuk i duan. Kjo është ngjitje, jo bashkim. Gjekmarkaj është roje tek dera aty se nuk ka nënkryetar. Aty doli gjithë kryesia kundër kthimit të këtyre dhe u bë çfarë u tha Berisha”- u shpreh Kulluri.

 

Ora 20:10
Zgjedhjet e 2025-ës, Kulluri: Nuk fitojmë as nëse bashkohemi me Rithemelimin! Kemi kohë deri në qershor për negociata, në shtator nisim fushatën

 

Ndërkohë që PS tashmë ka nisur fushatën e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri tha se edhe nëse do të ndodhte një bashkim me Rithemelimin nuk mund të fitojnë kundrejt qeverisë aktuale.

I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Kulluri tha se beson se për të pasur një bashkim të tillë qershori do të ishte afati limit i vendosur, pasi në shtator duhet të nisin fushatën zgjedhore.

“Ne as të ndarë e as bashkë nuk fitojmë dot. Vetëm mund të rritemi. E vetmja mënyrë që të fitojmë zgjedhjet, është një shkundje e fortë e opozitës për të gjetur një formulë morale për të ituar zgjedhjet. Por nuk duhet të kemi bashkim pazaresh, por bashkim vlerash morale. Duhet një lidership legjitim, që vjen nga lëvizjet politike të vërteta dhe jo të pazareve. Edhe sikur t’i ftojmë ne të kthehen, do ishte jo morale. Në kushtet që jemi unë besoj se deri në Qershor do kemi kohë, sepse në shtator duhet të jemi në fushatë”- u shpreh Kulluri.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare