Kulluri: Duhen listat e hapura, PD e mbyllur rreth arrogancës së Bashës, po i jep mandatin e tretë Ramës

Kulluri: Duhen listat e hapura, PD e mbyllur rreth arrogancës së Bashës, po i jep mandatin e tretë Ramës

TIRANE-Sot është afati i fundit, që palët e vendosën si datë për miratimin e Reformës Zgjedhore. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri në një postim në Facebook shprehet se një sistem me lista të hapura do i jepte mundësinë vetë PD-së dhe koalicionit të djathtë të mundshëm, të tërhiqte tek kutitë e votimit më shumë vota për të shkuar tek fitorja e zgjedhjeve të ardhshme. Kulluri akuzon Lulzim Bashën kur thotë se një PD e mbyllur rreth arrogancës së kryetarit të partisë qe nuk reflekton asnjë kritike të brendshme, aleatëve apo deputeteve opozitarë nuk çon askund përveçse drejt mundësisë së lartë të një fitoreje të PS.

"PD dhe LSI ne Keshillin Politik, serish kembengulin ne ndryshime ne Kodin Zgjedhor qe lidhen me identifikimin biometrik te votuesve, nje qeveri tranzitore, zevendesimin e drejtorit te Policise se Shtetit etj.. Aspekte keto te lidhura me administrimin e procesit zgjedhor, duke e konsideruar rezultatin e zgjedhjeve te vitit 2017 si te manipuluar! Nderkohe qe disa deputete te opozites parlamentare dhe aleatet tradicional te PD, kembengulin ne ndryshimin e sistemit ne proporcional me lista te hapura rajonale me korrektim kombetar, per te permiresuar perfaqesimin e munguar ne zgjedhjet e fundit dhe te meparshme qe nga ato te vitit 2009!

Pra per PD, 230 mije votat e munguara ne 2017 jane blere nga qeveria, ndersa per aleatet dhe deputetet qe kerkojne “sistemin danez” problemi qendron tek kriza demokratike e perfaqesimit! Nje sistem me lista te hapura do i jepte mundesine vete PD-se dhe koalicionit te djathte te mundshem, mundesine te terhiqte tek kutite e votimit me shume vota per te shkuar tek fitorja e zgjedhjeve te ardhshme. Pikerisht ato vota qe abstenuan ose shkuan tek LSI dhe PDIU ne 2017! Pra nuk jemi perballe diferencave ne qendrime per “arsye teknike” por thellesisht politike! PD akuzon 230 mije” votuesit e saj qe jane “shitur tek qeveria”, pala tjeter mendon se abstenimi apo kalimi i votave tek LSI dhe PDIU ka qene reagim ndaj mos daljes ne 2017 me koalicion apo me keq per shkak te listave te ndertuara ne menyre anti-demokratike duke u hequr qytetareve mundesine e te zgjedhurit!

Ne 30 vite politike, nuk eshte pare e degjuar ndonjehere qe PD te akuzoje 230 mije votues te saj si “te shitur”! E per kete arsye, nuk kuptohet me cfare morali do u kerkoje voten ne 2021! Nderkohe nuk hedh asnje hap per demokratizimin e saj apo sistemit zgjedhor! Kjo kembengulje per ta trajtuar rezultatin e 2017 si pergjegjesi te Rames eshte “shurdhmemeceri” qe do rezultoje fatale nese shkohet ne zgjedhje ne kushtet politike qe jemi. Nje PD e mbyllur rreth arrogances se kryetarit te partise qe nuk reflekton asnje kritike te brendshme, aleateve apo deputeteve opozitare nuk con askund pervecse drejt mundesise se larte te nje fitoreje te PS! Nje opozite qe vetem denoncon qeverine por nuk perfaqeson asgje tjeter pervec zotimeve ne ere te Bashes, nuk perben shprese se Shqiperia do qeveriset me mire, por thjeshte do i ndryshoje emri i kryeministrit! Dhe shqiptaret nuk mjaftohen me kaq!" shkruan Kulluri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MD. LEDIA TIRANA, NGA US-NYC: 01/06/2020 09:53

    EDI RAMA NUK KA NEVOJE ASOAK PRE LULUSH BASHEN DHE SHPURREN E ISH-SHQUPIT APO JASHTQITJEN E FUNDIT TE PPSH, NDERMARJEN PRIVATE TE CIFTIT META+KRYEMADHI, LSI. AI KA VOTAT E TIJA QE ME GJITHE SITUATEN KATASTROFIKE TE SHKAKTUAR NGA NATYRA, SI TERMETI I 26 NENTORIT 2019 DHE PANDEMIA BOTERORE E VIRUSIT VDEKJEPRURES COVID-19 TANI, SHANSET JANE PERSERI PER EDI RAMEN TEK 800-MIJE VOTA. PRA; PERSERI KRYEMINISTER NE MANDAT TE TRETE.

    Përgjigju
  • Normal ska ku ta lusj B***** Basha ..: 31/05/2020 14:06

    Se ne te kunderten do dorezoje Celesat e Pasurise qe mbizeteron... Ja Pasurite Familiare ja Tradhtine e rradhes ! I humbur nga te dyja krahet.. Fundi =. Rec i Shkodres .. SPAK =. Rec te Shkodres ,percilin do qe ka fakte ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Kuvend/ Malaj-opozitës: Keni 2 vite që flini gjumë! Bardhi: herën tjetër paraqitur në orar, kështu është kur merr ministra nga rruga!

Kuvend/ Malaj-opozitës: Keni 2 vite që flini gjumë! Bardhi: herën tjetër paraqitur në orar, kështu është kur merr ministra nga rruga!