Kulluri flet për frikën e Bashës 'nga spiunët' brenda partisë: I ka mbetur ora te shoku Enver

Kulluri flet për frikën e Bashës 'nga spiunët' brenda partisë: I ka mbetur ora te shoku Enver

Lulzim Basha dhe Edvin Kulluri

TIRANË- Ish-anëtari i Këshillit kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reaguar pas mbledhjes së ish-grupit parlamentar të PD e cila u shoqërua me debate, ndërkohë që u fol edhe për armiqtë e brendshëm të partisë. Kulluri ka ironizuar këto deklarata, teksa shkruan se PD-së i ka mbetur ora te shoku Enver.

"Ku e katandise partine! Dje ne mbledhje me ish deputetet(nuk e di kush se cfare forumi statutor perfaqesojne), ca flisnin per te thelluar luften kunder “armiqve te brendshem” qe qenkan “infiltruar” qe ne 2009, ndersa kryetari citon Hegelin, ose babain shpirteror te Marksit! Bir Selmani nenes, ke te qash me pare! Njerit i ka mbetur ora te shoku Enver, kurse te tjeret citojne filozofe nga muhabete kafenesh. Sic e ka thene vete shoku Ajnshtajn, “universi dhe budallalleku njerezor s’kane kufij”! Perpara me “revolucionin proletar” drejt fitores se 2020 ose 2021! Edhe po u shty per 2025 s’ka problem! Rendesi ka te fitoje revolucioni. Por meqe u mblodhen, a pyeti njeri c’u be me bllokimin e zgjedhjeve te 30 qershorit dhe “s’do kete zgjedhje me Edi Ramen”, apo u harruan prape fitoret?! Zoti na i shtofte!', shkruan Kulluri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja