Kulluri në Report TV: Opozita shiti Kodin Zgjedhor në tavolinë, Basha ka dështuar! Meta i detyruar të zbresë në betejë (VIDEO)
Për Edvin Kullurin, një nga kritikët e Lulzim Bashës, i cili u shkëput nga PD për shkak të kundërshtimeve të lëvizjeve politike të kryedemokratit, Basha ka bllokuar aksionin e opozitës, ndaj Presidentit Meta i duhet të merrte rolin e liderit të opozitës me veprimet e tij të fundit. Kulluri thotë se opozitën e shikon të ndarë në disa koalicione për zgjedhje, por të shqetësuar shikon dhe kryeministrin Rama.
Danjela Maloku 16 Tetor 2020, 17:05 | Përditesimi: 16 Tetor 2020, 20:10
Presidenti Ilir Meta ishte i detyruar të zbriste në arenën politike për tu përballur me kryeministrin Rama pasi Lulzim Basha ka dështuar në rolin e tij për të krijuar alternativë politike, thotë Edvin Kulluri, ish anëtari I Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike gjatë një interviste për Report Tv. Për Kullurin zhveshja e kreut të shtetit nga funksioni i tij dhe marrja e një roli që e bën të duket kryetar partie, është moralisht dhe politikisht i drejtë.
“Presidenti nuk është komod në këtë betejë nga pikëpamja formale, kushtetuese e ligjore, por është i detyruar të zbresë në betejë për shkak se nuk ka opozitë. Kjo sjellje frontale në përballje me mazhorancën, moralisht dhe politikisht është e drejtë, nga pikëpamja kushtetuese kuptohet që çalon”, tha Kulluri.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka çuar qëllimisht në dështim aksionet opozitare, ai shitur Kodin Zgjedhor në tavolinë, thotë Kolluri.
“Opozita e shiti kodin zgjedhor në tavolinë pas një beteje epike me një dëm në kurriz të saj, duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet. jo vetëm që nuk sollën hapje të listave, por hoqën edhe koalicionet që ishin në interes të opozitës. Basha ka dështuar totalisht në aksionin e tij politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Kulluri.
Opozita, për kritikun e Bashës nuk është e bashkuar, ashtu siç pretendohet. Ajo do të shkojë e ndarë në zgjedhje, ku një pjesë e aleatëve mund të bashkohen me zërat kritikë të Partisë demokratike, tashmë të larguar prej saj.
Basha ka pjerdhur Meta eshte dhjere
Përgjigju