Kulluri në Report TV: Do kandidoj për kreun e PD-së, 4 pikat për një garë transparente! Berisha s'duhet të marrë pjesë, nuk sjell alternativë

TIRANË- Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Edvin Kulluri tha në Report Tv se ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e ri të partisë. Në 'Studio Live' me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Kulluri ka prezantuar platformën e tij, ndërsa thekson se PD duhet reformuar pasi është drejt shpërbërjes. Sipas tij duhet të bëhen zgjedhje vetëm për kreun e ri, por edhe për anëtarët e Kryesisë, Këshillit, por edhe në degët e partisë.  

"Platforma: Ndarjen e pushteteve brenda partisë, forcimin e strukturave, primare për kryetar partie, kandidat për kryetar bashkie e deputet. Të bëhet garë me platforma. (...)Duhet të ketë proces, duhet futur gjithë partia në proces", tha Kulluri në Report Tv.

Kulluri ka parashtruar katër pikat që sipas tij duhet të zbatohen për një garë transparente, ku më kryesorja sipas tij është të koha e mjaftueshme për të bërë garë, konkretisht 45 ditë.

Katër pikat për një garë transparente sipas Kullurit:

1. Koha e mjaftueshme për të bërë fushatë, 45 ditë. (75 degë ku do bëhen 75 takime)

2. Dorëzimi i menjëhershëm i listës së anëtarësisë që të kemi kontaktet.

4. Debat publik i gjithë kandidatëve për parashtrimin e platformës, për vizonin që ka secili për drejtimin e PD-së

5. Anëtarë, përfaqësues të kandidatëve në komisionet elektorale në parti, edhe në KQZ të partisë edhe në çdo degë që të verifikohet pjesëmarrja e anëtarësisë, mos të vijnë anëtarë të PS-së, mos të vijnë njerëz nga rruga të votojnë për kandidatët tanë.

Sipas Kullurit, Berisha nuk duhet të futet në garë, pasi ai nuk sjell më një alternativë për ta rikthyer Partinë Demokratike në pushtet.

"Pas 30 vitesh jemi në krizë lidershipi. Në PD ka njerëz që nuk dinë se ca është NATO. Këtu ka shkatërrim të qëllimshëm të elitave politike, duke marrë njerëz nga rruga pa asnjë lloj gare. PD ka humbur 6 palë zgjedhje, sa humbje të tjera duhet të ketë për të kuptuar që ky model ka vdekur. Formalisht ka të drejtën për tu futur në çdo garë. Moralisht Berisha e Basha, të dy bashkë nuk kanë të drejtë", u shpreh Kulluri.  

Nëse nuk do të ketë një zgjidhje të situatës, Kulluri thotë se PD mund të futet në zgjedhjet lokale me dy mënyra, ose të mbështesin kandidatë të përbashkët, ose dy palët të futen në garë me kandidatët e vet. Por as këto dy mënyra nuk do e nxirrnin PD-në fituese, thotë Kulluri.

"Do dojë të paktën 9 muaj, por mesa duket s'ka marrëveshje mes palëve, mund të shkohet me dy formula, o të dalë secila palë me kandidatë e vet ose të mbështesin kandidatura të përbashkëta për zgjedhjet lokale. Rruga  e dytë tregon që s'ka projekt polik, jemi ende në një konflikt ët hapur dhe të pazgjidhur. nuk ka vullnet për ta zgjedhur konfliktin, Grupi pranë Berishës ka më shumë të drejtë se mori më shumë vota, por nuk mjaftojnë për të na çuar drejt fitores', theksoi Kulluri.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. 

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 24/03/2022 19:52

    Kulluri ka dy PD .Tek PD e Bashes mund te kandidosh dhe ke shanse Te PD e Berishes mos e mer mundimin .Shiko historikun kush ka dale kandidat me Saliun eshte rahur si gomari ne duhan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?