Kulluri: Qeveria e trajton çështjen e Sigurisë Kombëtare si spektakël

Kulluri: Qeveria e trajton çështjen e Sigurisë Kombëtare si spektakël

Dronët Bajraktar

Meqenëse mazhoranca ka miratuar në Kuvend Strategjinë Kombëtare të Sigurisë, disa aspekte duket se janë kritike! Të miratosh një dokument strategjik dhe ta zbatosh atë janë 2 gjëra të ndryshme.

Së pari, ky dokument ka kaluar në heshtje pavarësisht nga rrëmuja e krijuar nga një pjesë e opozitës në Kuvend, ç’ka ka pamundësuar një debat serioz për këtë çështje kritike.

Së dyti, nuk dimë se në ç’nivel është zbatuar Strategjia e mëparshme e miratuar në vitin 2014! Rezulton se për shembull, detyrimi për te përgatitur Strategjinë e Forcës Detare nuk është përmbushur në 10 vite!

Së treti, dy komponentë thelbësore të Sigurisë Kombëtare si Siguria Ushqimore dhe Energjetike në 11 vite të qeverisjes socialiste kanë mbetur në vendnumëro. Asnjë investim serioz në burime të reja të energjisë elektrike nuk rezulton të jetë realizuar. Sa për AKU, dihet publikisht që as nuk i afrohet standardeve të kërkuara.

Së katërti, askush nuk thotë se në ç’nivel qeveria shqiptare ka financuar deri tani Forcën e Luftimit dhe sa është mbështetur ngritja e saj nga partneret. Qeveria shqiptare pavarësisht nga mbështetja bujare e SHBA, ka patur detyrimin të financojë ndjeshëm Forcën Tokësore.

Së pesti, Mbrojtja Civile përmes ish BMR nuk është rritur ne kapacitete trajnimi, stërvitjeje dhe pajisjeje.

Së gjashti, para se të flasin për Force Rezerviste, duhej qe te garantohej plani i rekrutimit. Rezulton se ka një boshllëk te madh mes nevojës për personel ushtarak dhe rekrutimeve sidomos në vitin që lamë pas.

Strategjitë në letër dhe rritja e kapaciteteve të FA janë 2 gjëra të ndryshme, por mesa duket “modeli fasade” vazhdon të dominoje mendësinë e qeverisjes se Rilindjes! Për më tepër që korrupsioni është një “gërryes” i besimit ne FA. Ashtu siç propozimi i PD për alokimin e 50 milionë eurove për mbështetjen e FSK nuk ka marrë ende një përgjigje, ç’ka janë shenja se çështja e Sigurisë Kombëtare trajtohet me shumë si spektakël se sa si detyre themelore e një qeverie!

*Edvin Kulluri, Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 05/03/2024 13:12

    Jo cdo gje ne Shqipri eshte e zeze.Z.Kulluri,krahas kostatimit te atyre gjrave qe nuk jane realizuar dhe krtikave ndaj qeverise duhet,te na tregosh edhe rrugen e mundeshme te realizimit e permiresimit te gjerave.

    Përgjigju
  • Shtraus: 05/03/2024 12:32

    Shumë e drejtë!çdo gjë në Albanistanin tonë bëhet për spektaklin e reklamën apo vanitetin e demagogjinë e Autoritetet e Qeveritarëve mediokëre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë