Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Malësisë së Madhe për kultivim të bimëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, 52-vjeçari kishte kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në platforma polistiroli, në magazinën në pronësi të tij, në fshatin Gruemirë Çezmë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, më datë 07.04.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në platforma polistiroli, në magazinën në pronësi të tij, në fshatin Gruemirë Çezmë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 30.03.2026”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










