Kultivonte kanabis në tokën e tij të pyllëzuar, policia arreston 47-vjeçarin në Vlorë

Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar 47-vjeçarin Romir Meminaj, pasi si rezultat i kontrollit në një tokë të pyllëzuar të pronësisë së tij, janë gjetur të kultivuara fidan cannabis.

Ky arrestim erdhi në kuadër të vijimit të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e largon dot Sali Berisha nga drejtimi i PD-së Lulzim Bashën?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Plani i ri i Izraelit është të 'zvogëlojë', jo të zgjidhë konfliktin palestinez