Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen burrë e grua në Lezhë

Foto ilustruese

Burrë e grua janë arrestuar në fshatin Krajen të Lezhës, për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia ka arrestuar Pjetër Kola dhe bashkëshortja e tij shtetasja Dava Kola, banues në Zejmen, pasi në një ambient të hapur janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale 'Kultivimi i bimëve narkotike'.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

SHBA përdor diplomacinë dhe 'qetëson' Francën, negociojnë për paktin Aukus