Kultura e gjuha italiane promovohen
përmes artit në Vlorë dhe në Fie

Kultura e gjuha italiane promovohen<br />përmes artit në Vlorë dhe në Fie
Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë organizon evente kulturore me rastin e Javës së 14- të gjuhës italiane nëpër botë. Qëllimi i aktiviteteve të larmishme si, takime me autorë, konferenca mbi letërsinë e muzikën, spektakle teatrale për fëmijë dhe shfaqje filmash, është promovimi i gjuhës dhe kulturës italiane në epokën dixhitale ku gjithçka është në evolucion të vazhdueshëm. Konsulli iltalian në Vlorë, Stefano Bergesio shpjegon aktivitetet. 

“Sot është aktiviteti i parë që çel gjithë programin e aktiviteteve në kuadër të javës se 14 të gjuhës dhe kulturës italiane ne botë. Eshtë një aktivitet që organizohet cdo vit dhe zhvillohet në shumë vende të botës, gjithmonë në kuadër të promovimit të gjuhtës dhe kulturës italiane. Eventi i sotëm është një pjesë teatrore që titullohet “Çupa deti dhe retë” është një pjesë e sjellë nga trupa teatrale “Ruota libera e Romës” dhe interpretohet nga Fabio Tranversa që është një aktor i njohur italian.” tha Bergesio

fier

Fier, aktivitete kulturore
Ndërsa në qytetin e Fierit, ne sallen e teatrit “Bylis” aktoret Fabio Tranversa dhe Tiziana Lucattini janë pëlqyer nga fëmijët të cilet për rreth një orë kanë duartrokitur dhe qeshur nga lëvizjet e tyre komike gjatë intepretimit të shfaqjes. Konsulli Italian është shprehur se “zgjodhëm Fierin pasi ai për ne përfaqëson një qytet shumë të rëndësishëm qoftë nga ana kulurore dhe ajo ekonomike.”

“Fieri për ne përfaqëson një qytet shumë të rëndësishëm qoftë nga ana kulturore dhe ekonomike prandaj jemi shumë të kënaqur që të reaziojmë aktivitetet këtu në Fier.” u shpreh Bergesio

Aktivitetet në kuadër të javës së 14 të gjuhë italiane këtë vit zhvillohen nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Italisë, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, së bashku me Konsullatën Honorare e Italisë në Gjirokastër dhe Korrespondentin Konsullor në Berat, ku janë organizuar një sërë eventesh në qytetet e Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Beratit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje