Kultura e kyçur, Bashkim Zahaj: S’është faji i pandemisë

Arti është takimi i hapësirave, formave, ngjyrave, komunikim i asaj që më pak shihet e flitet. Është një mënyrë për t'u larguar nga vetja, problemet e përditshmëria, por mbi të gjitha për të gjetur vetveten.  Në sofrën e Tiranës kryeqytet në këto ditë pandemie, vështirë se gjenden edhe thërrime shfaqjesh, koncertesh e recitalesh që mund të thyenin urinë e shpirtrave të kultivuar, e të nxisnin kërshërinë e brezave të rinj. Por sa reale është COVID-19, si pengesë që në sheshet kryesorë të qytetit të jepeshin pse jo, të viheshin monodrama, pjesë baleti, numra cirku, dhe ku qëndron realisht barriera? Skenografi dhe arkitekti Bashkim Zahaj argumenton se:

“Unë këtë rezultat nuk e shikoj për shkak të pandemisë. Mendoj se edhe nëse nuk do ishte pandemia, ne kemi probleme të madha me aktivitetet në natyrë. Këto aktivitete janë pakësuar shumë vitet e fundit. Kjo gjë që tregon se nuk funksionon mekanizimi kulturor artistik në Tiranë. Edhe që ky mekanizëm të funksionojë, sigurisht që duhet të burojë nga institucionet përkatëse”.

Strukturat e kulturës, në këtë muaj gushti kur "fjala" e tyre do ishte qetësuese për qytetarët e mbingarkuar nga stresi nuk bëzajnë. Fajin ia lënë situatës së jashtëzakonshme, por skenografi dhe arkitekti Bashkim Zahaj tregon, se kryeqyteti sot i ka të gjitha mundësitë që aktiviteti kulturor në ambientet e jashtme të mos resht.

“Çfarëdolloj shfaqje që ka lidhje me artin dhe kulturën bëhet në natyrë. Por, janë lënë në harresë. Çdo gjë bëhet, por pandemia është një ombrellë, që mbulon paaftësinë. Ja ku është vendi, le të vijë orkestra të bëjë “Aida”-n, “Arturo Ui”-n këtu bëhen shumë bukur. Edhe cirku mund të bëhet këtu. Distanca, ajri i pastër dhe rrymat e ajrit janë. Të gjitha kushtet ideale për të për të bërë aktivitete me spektatorë janë”, shprehet skenografi Zahaj.

Ngërçi real, siç shprehet edhe Zahaj është tek keqmenaxhimi dhe mungesa e planeve konkrete. Që situata të ndryshojë sipas tij, duhen pikësëpari specialistë të aftë që kanë ide dhe propozime për realizimin e tyre.

“Unë them se kjo duhet të burojë nga Ministria e Kulturës. Kur them se duhet të burojë andej, kjo varet nga njerëzit e vendosur aty, sesa të aftë janë ta bëjnë këtë lloj menaxhimi. Pasi duhet të kuptojmë, se nëse ky personal është i paaftë, ky lloj menaxhimi nuk bëhet dot. Këto janë menaxhime të mëdha, që duan aftësi organizuese, por mbi të gjitha duan aftësi intelektuale për t’u arritur”, përfundon Zahaj.

Përpos kolonave, korpusit, një mundësi e mirë për Zahajn është edhe hapësira para Galerisë Kombëtare së Arteve, normalisht duke hequr instalacionin e “Resë”, që tanimë e ka përmbushur funksionin e vet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jetmir: 19/08/2020 17:03

    Cfar mut artisti eshte ky CJAP....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille