TIRANE - Në reagimin e saj zyrtar për konfliktin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë, lagjen e banuar nga shqiptarë, ministria jonë e punëve të Jashtme flet për pasoja të rënda në jetë njerëzisht, duke konfirmuar pasojat tragjike të përleshjes në lagjen e “Trimave”. Ministria e Jashtme bën thirrje për vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos përshkallëzohet më tej situata, duke theksuar se është esenciale harmonia e marrëdhënieve ndëretnike

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme
MPJ dënon aktet e dhunës në Maqedoni dhe bën thirrje për qetësi.

Ministria e Punëve të Jashtme e RSH është duke ndjekur me vëmendje situatën e orëve të fundit në Maqedoni dhe shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar, me pasoja të rënda në jetë njerezish, dëmtime të pronës dhe rendit publik. 

Dënojmë aktet e dhunës dhe bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe për mos përshkallëzik të mëtejshëm të situatës, e cila nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë.

Gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë dhe shtetit ligjor. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është esenciale për stabilitetin demokratik dhe busull orientuse për rrugëtimin Euro-Atlantik të Maqedonisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)