Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në takim me drejtorët e shkollave ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se komunikimi me nxënësit dhe familjet e tyre është thelbësor për përballimin e situatës së krijuar nga protestat e dhunshme që prej disa ditësh po zhvillohen në Tiranë.
Kumbaro bëri të ditur se është ngritur një ekip psikologësh, të cilët do të jenë në dispozicion të nxënësve, prindërve dhe familjeve të prekura nga situata.
“Çdo orë që u’a merr dhuna, janë orë të rrëmbyera nga jeta e këtyre fëmijëve. Komunikimi është çelësi i suksesit. Kemi ngritur një ekip psikologësh që duhet të jenë në dispozicion të familjeve dhe prindërve. Çdo moment është një traum për ta dhe ne nuk do të lejojmë që ata ta kenë në historikun e jetës së tyre. Duke folur për Tiranën, ku kemi edhe problematikën më të madhe, në të gjitha shkollat e tjera ka vijuar procesi i mësimit normalisht, me shumë pak episode. Janë grupe që vijnë nga jashtë oborrit të shkollave që tentojnë të prekin stabilitetin dhe të krijojnë turbullira”, tha mes të tjerash ministrja Kumbaro.
Lajmi kryesor:
Rama në Ministrinë e Arsimit pas sulmeve të protestuesve të dhunshëm: Luftë hibride e organizuar nga duar të stërvitura për këtë punë, kurrë s'do të arrijnë ta marrin pushtetin me dhunë! (VIDEO)











