KORCE - Eshtë nënshkruar sot në Korçë marrëveshja për fazën e tretë të projektit për Restaurimin dhe Rijetëzimin e Pazarit të Korçës.

Ky projekt vlera e të cilit shkon deri në 1.9 milionë dollarë financohet nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan per Zhvillim dhe ka si objektiv ti kthejë këtij pazari sharmin, funksionin dhe shkëlqimin e dikurshëm. 

Ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro, e pranishme në nënshkrimin e kësaj marrëveshje së projekte të ngjashme pritet të aplikohen në disa qytete të vendit. 

Në fazat e para të këtij projekti puna është përqëndruar për restaurimin e godinave të dëmtuara, rrjetin e kanalizimeve, rikonstruksionin e rrugëve dhe përmirësimin e ndriçimit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)