/ATSH-Anila Struga/.- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, mbështeti sot idenë e përdorimit të hapësirave të së shkuarës në funksion të krijimtarisë artistike.
"Ripërdorimi për qëllime kulturore i hapësirave të së shkuarës dhe kujtesa jonë pa ngarkesa e pa manipulime do i shërbejë këtij koncepti. Pa asnjë kompleks ndaj së shkuarës dhe pa asnjë dilemë drejt së ardhmes europiane ne do i shprehim të lira emocionet e mendimet, ndërsa historinë do e shkruajnë shqiptarët mendjehapur të brezit tjetër", u shpreh sot ministrja Kumbaro, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e hapjes për publikun të bunkerit antibërthamor, i ndërtuar gjatë komunizmit.
Ministrja tha se ky pallat gjigand i ndërtuar në mal, e kalonte cakun e përfytyrimit. Megjithatë, tha Kumbaro, ajo që na habiti më shumë nuk ishte paranoja e diktatorit, por fakti se dhe pas rënies së diktaturës kjo hapësirë rrinte e fshehur në padijen tonë, ndërsa hapësirat e veprimit ngushtoheshin gjithnjë e më shumë, atje jashtë.
Ne si vend i vogël, shtoi ajo, nuk e kemi luksin e mospërdorimit të mjediseve që nuk i duhen më as mendjeve më të sëmura që i mbajtën mbyllur pa i përdorur për më shumë se 20 vjet pas shembjes së diktaturës.
Ministrja theksoi se ideja që na bashkoi të gjithëve ishte krijimi i një hapësire për art e kulturë, që kërkonte sfidë, guxim e vizion. "Kjo ekspozitë është përpjekja e parë që përkon me guximin për shprehje artistike, për mendim dhe për forma jashtë klasikes", nënvizoi Kumbaro.
/Shqiptarja.com