Kumbaro iu përgjigjet artistëve: 
Projektligji, për konsultim publik

Kumbaro iu përgjigjet artistëve: <br />Projektligji, për konsultim publik<br /><br>
Ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar nga qyteti i Korçës për protestën e artistëve që u mbajt ditën e enjte në Tiranë. Artistët kanë protestuar për projektligjin e ri për Artin e Kulturën dhe që të mos zhvendosen nga Teatri Kombëtar tek Turbina.  

“Ligji aktual pë Artin dhe Kulturën që është ai i vitit 2010 ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që përjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve vetëm për Ministrinë e Kulturës. Ne gjykojmë që ky mekanizem duhet të përhapet edhe tek institucionet e tjera me qëllim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve të tjerë për mbështetjen e aktiviteteve kulturore.

Projektligjin e kemi nxjerrë për konsultim publik, e kemi nxjerrë ne faqen e Ministrisë së Kulturës, e kemi dërguar me email tek të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. Sot ka bashki që i djegin fondet për kulturën, sepse nuk dinë si të procedojnë me këto labirinthe burokratike. I kemi ftuar të gjithë që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me draftin që kemi propozuar dhe kjo është faza e konsultimit.

Dua të theksoj se përveç disave të cilet e kanë lexuar ende nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit vendorë apo subjekte të tjerë të interesuar. Nga mediat jam njohur me disa organizime të artistëve por besoj se mbasi të takohemi, do të sqarohemi të gjithe. Kemi parashikuar javën që vjen një tryezë për këtë draft dhe nëse ka kërkesa për tryeza të tjera jemi të gatshëm për t’i diskutuar dhe shpjeguar draftin, i cili nuk është lexuar dhe ka keqkuptime. Duhet t’i takoj artistët, pasi para se të kuptojmë çfarë kërkojnë, duhet të kuptojnë ata çfarë ofron drafti
”, tha Kumbaro. 

E pyetur per reagimin e aktorit Robert Ndrenika ajo u përgjigj: “Duhet të flas me të. Po mbarojnë punimet në qendrën e artit e pagëzuar me emrin Turbina. Salla aktuale e teatrit do të vazhdoje të jetë funksionale edhe për trupën e teatrit edhe për trupa te tjera. Teatri Kombetar do vazhdojë të jete në funksion deri diten që do të na vijë projekti, por trupa e tij do zhvendoset në një mjedis shume komod”, deklaroi Kumbaro. 

Në protestën e tyre artistët kanë këmbëngulur ndër të tjera që të mos shkojnë tek Turbina, derisa të sigurohen se do të ketë një projekt transparent për ndërtimin e një teatri kombëtar të ri. 

Redaksia Online
e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut