Kumbaro:Ju pres nesër në Ministri.
Artistët: Arrogante, nuk vijmë!

Kumbaro:Ju pres nesër në Ministri.<br />Artistët: Arrogante, nuk vijmë!<br>
Artistët i janë përgjigjur ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, se ditën e nesërme e presin në sallën e Teatrit Kombëtar për t’u ballafaquar mbi debatin për teatrin, duke thënë se nuk pranojnë thirrjen e saj për ta zhvilluar këtë takim  në ambientet e ministrisë. Pas takimit me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, artistët paralajmëruar se kjo ishte vetëm etapa e parë e bashkëpunimit.

“As ministri i Kulturës as kryeministri nuk marrin dot vendime për ne. Ballanca nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për t’u informuar, takimi e ndihmoi për të kuptuar çfarë po ndodh. Kjo ka qenë vetëm etapa e parë e një bashkëpunimi mes komunitetit dhe Avokates së Popullit. Kumbaro duhet të deklarojë çfarë po ndodhe më Teatrin Kombëtar prej 4 vitesh.

Ka hyrë në vitin e pestë të mandatit të saj, ka deklaruar në vitin e parë se kjo ndërtesë nuk mund të riparohet, çfarë do ndodhë. Le të dalë të thotë që nuk kanë ndërmarrë asnjë hap. Prej 20 vitesh komuniteti është i hapur për një teatër të ri, është e kotë të harxhojmë kohën a duam apo jo një ndërtesë tjetër. E duam. Cila do jetë, sa do kushtojë, kur do realizohet? Nuk po marrim përgjigje nga Kumbaro",
tha Çipi.

Ndërkohë, gjatë takimit me avokaten, regjisori Kastriot Çipi deklaroi se kjo është kthyer në një mollë sherri prej 20 vitesh dhe tipike, sipas tij, është se Ministria e Kulturës nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë zërin e komunitetit.

“Çështja e dytë përveç këtij ligji, është ndërtesa e Teatrit Kombëtar, një mollë sherri prej 20 vitesh. Historia është e gjatë, e dhimbshme, tipike është se ministria nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë zërin e komunitetit. Askush nga ne nuk thotë që ndërtesa të mbetet ashtu siç është. Diskutimi është a duam të kemi një histori apo jo, një qytet me histori apo pa histori. Urbanistë, arkitektë, po shprehim shqetësim për arrogancën e ministrisë”, tha Çipi.

Nga ana e saj, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, tha se nuk ka kaluar ende faza e konsultimit dhe se zëri i artistëve do të dëgjohet edhe në fazat e tjera.

“Nga pikëpamja ime, së pari nëse ka pasur apo nuk ka pasur konsultim me grupin e interesit për ligjin është çështje e parashikuar dhe duhet të ketë. Ju duhet të paraqisni idetë tuaja dhe jo domosdoshmërisht duhet të pranohen, por konsultimi duhet që të kryhet. Kjo fazë nuk ka kaluar. Presioni nuk është gjë e keqe. Zëri juaj do të dëgjohet edhe në fazë të tjera. Duhet para se çfarë ndryshon te ligji. E vetmja gjë që duket se ka impakt dhe është e paqartë është fakti i mundësisë për lirimin para përfundimit të mandatit”, sqaroi Ballanca.

d.c./shqpitarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar