Kumbaro kundër Ramës për
‘Bingon’ në Teatrin Kombëtar

Kumbaro kundër Ramës për<br />‘Bingon’ në Teatrin Kombëtar<br>
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është përfshirë në një debat të gjerë me artistët e njohur të skenës shqiptare, pa ditur ndoshta që ky debat do ta poziciononte atë kundër kryeministrit Edi Rama. Ministrja u përplas në distancë me aktorin e madh, Robert Ndrenika, për të ardhmen e Teatrit Kombëtar, i cili do të zhvendoset në një godinë tjetër, te Turbina.

Me një gjuhë të ashpër i drejtohej ministrja të madhit Ndrenika: '''(...) unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë i dashur Robert'' theksoj Kumbaro.

Por, kur Kumbaro i përmendte Ndrenikës ‘bingon’, duket të ketë harruar këtë kontratë të lidhur nga vetë kryeministri Edi Rama, në kohën kur ishte ministër i Kulturës. Pa dashur apo me qëllim, ministrja del kundër kryeministrit Rama, pasi rezulton që kontrata e qerasë është lidhur nga ky i fundit.

Kontrata është publikuar nga ish-drejtori i Teatrit Eksperimental, Kastriot Çipi, i cili i ‘mbyll gojën’ ministres edhe për debatin e ndërtimit brenda kullës, teksa i kujton se kjo ishte një ide e vëllait të saj, kur ishte këshilltar i ministrit të Kulturës, Blendi Klosi.

kontrata
 

Kur Robert Ndrenika paralajmëroi se me zhvendosjen e teatrit qeveria po i hapte rrugë ngritjes së kullave në qendër të Tiranës, ministrja do t’i përgjigjej shkurtër, duke fajësuar qeverisjen e kaluar të viteve 2008-2009, pasi sipas saj, pikërisht në këtë kohë u investuan miliona për të ndërtuar një teatër brenda Piramidës dhe gjithçka u gropos për dreq. Edhe për këtë duket që ministrja nuk është aq e pafajshme, pasi ideja e teatrit brenda kullës është pikërisht e vëllait të saj.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut