TIRANE- Konferenca “Letërsia e angazhuar dhe gruaja” me praninë e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në panel me gazetaren Rudina Xhunga, shkrimtaren Daria Bignardi, Eda Derhemi dhe Ardian Vehbiun u ndoq me interes në Festivalin e Librit dhe Artit. “Koncepti i letërsisë së angazhuar nuk duhet të jetë vetëm i femrave”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Diskutimi ka vazhduar me Eda Derhemin e cila ka dhënë edhe përkufizimin apo shpjegime mbi atë që quhet letërsi e angazhuar. “Angazhimi nuk duhet të jetë i majtë apo i djathtë”, ka thënë Derhemi. Sipas saj, për letërsinë e angazhuar nuk flitet, nuk diskutohet, nuk njihet.
“Tipari i parë dallues i kësaj letërsie është që ka për objekt një grup të shtypur shoqëror. Një grup kolosal që përbën pothuaj gjysmën e popullsisë. Bëhet fjalë për një grup që gjithnjë ka qenë i shtypur”, tha Derhemi. Më pas Derhemi ka sqaruar se një letërsi e angazhuar ka rëndësi të jetë mbi të gjitha mirëfilli letërsi.
“Por a mund të kemi letërsi të angazhuar në një shoqëri si kjo e jona që nuk e ka kulturën e angazhimit”, shtoi më tej Eda Derhemi. E pazakontë (po edhe e vështirë) u cilësua nga të pranishmit edhe prania e një burri që mund të fliste për letërsinë e angazhuar për gratë. Ardian Vehbiu në analizën e tij ka theksuar se tradita e letërsisë shqiptare ishte të qenit e lidhur me realizimin socialist. “Dhe ky ishte i detyruar nga lart. Letërsia duhej të ishte e angazhuar dhe kjo u perceptua nga publiku si diçka që vinte nga lart”, sipas Vehbiut.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com