Kumbaro: Nuk do të lejohet ndërtim
 në zonën e mbrojtur të Komanit

Kumbaro: Nuk do të lejohet ndërtim<br /> në zonën e mbrojtur të Komanit
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro hedh poshtë shkrimet e publikuara në media se ky dikaster ka marrë një vendim për zonën e mbrojtur arkeologjike të Komanit. Sipas saj proçesi po ndiqet hap pas hapi në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë dhe specialistë të OST-së, duke shmangur prekjen e zonës A, ku po bëhen gërmimet. 

Më pas në praninë e ambasadorit të Zvicrës Christoph Graf, kryetarit të bashkisë Lorenc Luka, përfaqësuesit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe drejtorit të fototekës kombëtare Marubi, u firmos marrëveshja për themelimin e muzeumit “Marubi”.
 
Ambasadori i Zvicrës Graf më herët vizitoi mjediset e vjetra ku ndodhet aktualisht fototeka “Marubi”, në ndërmarrjen e ujësjellësit për të parë investimet që shteti i tij ka dhënë për modernizimin e rrjetit, si dhe në zyrën e kryetarit të bashkisë për të çuar më tej marëdhëniet mes Zvicrës dhe Shkodrës.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin