Kumbaro prezanton drejtorin e ri
të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli

Kumbaro prezanton drejtorin e ri<br />të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli
TIRANË- Drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli u prezantua dje për aktorët, regjisorët dhe gjithë punonjësit e këtij institucioni, nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Me një shtrëngim duarsh, ish drejtori Kristaq Skrami i uroi suksese në realizimin e platformës ambicioze.

“Sigurisht që nuk jam perfekt, por e dua shumë skenën dhe nuk kam ardhur për të dëmtuar njeri, por për të ndërtuar. Shpresoj që
ato që unë ëndërroj t’i bëjmë të gjithë bashkë”, tha Çuli, duke shtuar se e vetmja njollë e tij do të jetë ajo karshi njerëzve që nuk i përgjigjen institucionit me punë.

Nën drejtimin e Hervin Çulit, Teatri Kombëtar do të jetë një institucion me kontrata 1-vjeçare. Sipas platformës së Çulit për reformimin e TK-së, çdo vit do të ftohet një regjisor i huaj i kategorisë A si dhe çdo vit do të përzgjidhet një regjisor i ri.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane