Kumbaro propozon Hervin
Çulin drejtor të Teatrit Kombëta
Në procesin final të konkursit për pozicionin Drejtor i Teatrit Kombëtar ishin tre kandidatura: Edmond Budinës, Hervin Çulit dhe Laert Vasilit.
TIRANE- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro propozon Hervin Çulin drejtor të Teatrit Kombëtar. Konkursi për pozicionin Drejtor i Teatrit Kombëtar u hap në datën 5-26 dhjetor dhe pas procedurës, në procesin final kaluan tre kandidaturat e Edmond Budinës, Hervin Çulit dhe Laert Vasilit.
Propozimi i Ministrisë së Kulturës për kandidaturën e Hervin Çulit, vjen në përputhje me procedurat e parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të Drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”.
“Ministri i Kulturës propozon kandidaturën e Hervin Çulit në detyrën e Drejtorit të Teatrit Kombëtar, i cili përmbush krahas kërkesave të përgjithshme për t’u punësuar në shërbimin civil, sipas Nenit 12, të Ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil” edhe kërkesat e veçanta, të shpallura në media dhe web-in e Ministrisë së Kulturës. Çuli është përzgjedhur sipas një procedure ku ka paraqitur një platformë për drejtimin e këtij institucioni, e cila vlen në përpushje me politikat e Ministrisë së Kulturës. Ky propozim vjen në përputhje me objektivat artistike, kulturore dhe administrative të kërkuara për këtë pozicion”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45