Vendimi i qeverisë/ Ministrja e Turizmit: Vitin e ardhshëm mbështesim 6 bashki bregdetare në procesin e pastrimit

Vendimi i qeverisë/ Ministrja e Turizmit: Vitin e ardhshëm mbështesim 6 bashki bregdetare në procesin e pastrimit

Në përfundim të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, e fundit për vitin 2022, minsitrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, njoftoi se Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të marrë përsipër dy bashkitë bregdetare Vlorë dhe Rrogozhinë për pastrimin e plazheve gjatë sezonit turistik veror.

“Morëm sot një vendim që ka të bëjë me sezonin veror dhe ka të bëjë konkretisht me funksionin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit e cila prej vitit 2022 angazhohet në bashkimin e forcave me bashkitë bregdetare pë pastrimin e plazheve gjatë sezonit turistik veror. Në vitin 2022, pa mbyllur mirë sezonin turistik veror kemi nisur punën për sezonin turistik veror të vitit të ardhshëm. Ka mbaruar i gjithë procesi i aplikimeve për stacionet e plazhit, po mbyllet edhe i gjithë procesi i miratimeve dhe lidhjes së kontratave. Tashmë po bëhemi gati për atë që do të jetë një vit edhe më i suksesshëm turistik”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Gjatë fjalës së saj, ministrja përmendi shifrat prej 7.1 milionë vizitorësh që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë vit, prandaj me këtë vendim të sotëm, nga katër bashki të asistuara në vitin 2022 (Durrës, Kavajë, Sarandë, Himarë), në vitin 2023 Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të marrë përsipër edhe pastrimin në bregdetin e bashkive Vlorë dhe Rrogozhinë duke shkuar në gjashtë bashki. 

“Ashtu sikurse viti 2022 tregoi se për sa i përket cilësisë së pastrimit të territorit, bashkëpunimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me bashkitë ka qenë në nivelin më të lartë në aksionin e pastrimit kombëtar, siç vazhdon këto ditë do të vazhdojë edhe në vitin 2023”, përfundoi ministrja në mbledhjen e qeverisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Ministrja e Turizmit: 7.2 mln turistë kanë mbërritur në Shqipëri deri në nëntor

 

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro në njoftimin për gazetarët në lidhje me vendimet e qeverisë u shpreh se deri në muajin nëntor 7.2 mln turistë të huaj, që tregon për një vit të sukseshëm në sektorin e turizmit.

‘Ka mbaruar gjithë procesi i aplikimit për stacionet e plazhit dhe bëhemi gati për atë që do të jetë një vit i suksesshëm politik. Deri në muajin nëntor shënoi 7.2 mln turistë të huaj. Rreth 5.2 mln pasagjerë që kanë tranzitor nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit. Me këtë vendim të sotëm nga 4 bashki që ishin në 2022 në 2023 do të marri parasysh që të shtojë edhe bregdetin e bashkisë Vlorë dhe Rrogozhinë.’- u shpreh Kumbaro.

Ora 13:08
Shqipëria pjesë e mekanizmit europian për Mbrojtjen Civile, Ministri i Mbrojtjes: Do kemi mundësi të përfitojmë nga solidariteti i BE

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një komunikim me gazetarët për vendimet e marra të qeverisë tha se ky vit ishte një vit i mirë pasi Shqipëria u bë pjesë e mekanizmit europian për Mbrojtjen Civile.

‘Për marrëveshjen me komisionerin për mbrojtjes për Emergjencat Civile, po gjej momentin për të theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë mekanizëm. E kemi përdorur dhe më parë këtë mekanizëm jo në cilësinë e një anëtari, por të një përfituesi. Tani do të kemi mundësi të përfitojmë nga solidariteti, por edhe stafet tona ti mbajmë më pranë. Transferojmë dijen nga vendet më të zhvilluara, trajnime e kualifikime të vazhdueshme.’- tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është pyetur në lidhje me çmimin e dronëve Bajraktar, të cilët janë blerë së fundmi nga qeveria shqiptare.

‘Ne kemi bërë publike sit ë themi faktin që Shqipëria do të marrë një flotë dronësh, nuk mund të jap më shumë detaje duke ruajtur edhe statusin e një dokumentit të klasifikuar.’- u shpreh Peleshi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi