Marash Kumbulla ende nuk ka fituar minuta me ekipin e Sassuolos, paçka se u huazua nga Roma për të lënë pas dëmtimin dhe kapur formën e duhur. Mbrojtësi ishte i ftuar nga Sylvinho në grumbullimin e fundit me Kombëtaren, teksa agjenti i tij, Gianni Vitali tregon për "Tuttomercato" se Kumbulla uli rrogën pasi dëshiron të jetë pjesë e Euro 2024 me Shqipërinë.
"Akordi në janar nuk ishte i thjeshtë, sidomos për të gjetur një marrëveshje mes të gjitha palëve. Roma e jepte vetëm në huazim dhe djaloshi vinte nga një dëmtim i rëndësishëm. Në fund gjithçka shkoi mirë dhe djaloshi mbërriti te Sassuolo, ku Marashi do të luftojë deri në fund për mbijetesën", tha agjenti.
Gjetja e marrëveshjes nuk ka qenë pa kosto financiare për Kumbullën, që hoqi dorë nga paga e lartë për të marrë minuta dhe për te qenë në Kombëtare.
"Që të luante, ka hequr dorë nga diçka në aspektin ekonomik, por ishte e rëndësishme për të, që të mos humbasë Kombëtaren në perspektivë e Europianit dhe për t’u kthyer i gatshëm te Roma. Tani është shumë mirë, formën e rigjen vetëm duke luajtur, por ai është një futbollist i cili me vetëm dy ndeshje në këmbë e gjen menjëherë formën ideale. Ai pret me padurim që të luajë nga minuta e parë, ndoshta që nga ndeshja e ardhshme", vijoi ai.
Më pas agjenti i mbrojtësit tregon se Shqipëria mund të jetë surprizë në Euro 2024.
"Shqipëria gjendet në një grup kualifikues me skuadra të rëndësishme, ka disa djem që po shpërthejnë dhe disa lojtarë të afirmuar. Është një skuadër që nëse arrin në gjendje të mirë në Europian mund të bëjë surpriza” ,tha ai.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kristjan Asllani në formacionin e javës në Serie A
27 Nëntor, 11:20
-
Armando Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë sa më shpejt, fanella e Everton më dha emocion
26 Nëntor, 14:55
-
E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë
26 Nëntor, 13:39
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
VIDEO/ Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, ia dedikon Martinit: Ai shndrit parajsën
23 Nëntor, 22:43
-
Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali
23 Nëntor, 21:39
-
GOLAT/ Milan e Juventus 0-0 në një sfidë të shëmtuar, Atalanta fiton dhe merr kreun! Interi i jep 'shuplakë' Veronas
23 Nëntor, 20:00
-
VIDEO/ Myrto Uzuni shekullor, i gjithë stadiumi i Granadas duartroket sulmuesin e Kombëtares
23 Nëntor, 17:56
-
Sot kundër Juventusit, Fonseca: Ne jemi Milani, fitojmë! Motta: Na duhet një ndeshje e madhe
23 Nëntor, 16:13