Kumbulla lë pas dëmtimin e rëndë, rikthehet në stërvitje

Kumbulla lë pas dëmtimin e rëndë, rikthehet në stërvitje

Dëmtimi i Kumbullës

Tre lojtarë të Romës ishin të pranishëm në stërvitjen e radhës në Trigoria. Siç raportohet nga Sky Sport , Stephan El Shaarawy, Tammy Abraham dhe Marash Kumbulla ishin të parët që hynë në ambientet stërvitore të Romës përpara kampit të stërvitjes para sezonale të skuadrës.

El Shaarawy ndërpreu pushimet e tij dhe u kthye në kryeqytet për të nënshkruar marrëveshjen e tij të re me klubin kryeqytetas. Ndërkohë, Tammy Abraham dhe Marash Kumbulla po i nënshtrohen rehabilitimit dhe terapisë përkatëse për t'u rikuperuar nga dëmtimet në gju, të cilat ka të ngjarë t'i mbajnë ata jashtë fushës deri vitin e ardhshëm.

Mbrojtësi i Kombëtares, Kumbulla u lëndua në ndeshjen kundër Milanit gjatë fundit të sezonit të shkuar, duke bërë që të operohet në gju, me lëndimin që do e mbajë jashtë deri në janarin e 2024. Lajmi i mirë kthimi në stërvitje për Marashin, që së fundmi u bë baba i një vajze.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë