Kume dhe Gjata: Ja si ndryshojnë
balancat në KZAZ, KQZ nuk preket
Kalimi i LSI-së në krah të PS-së, ndryshon raportet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe komisionet e nivelit vendor. Ish kryetarët e KQZ-së, thonë se diçka e tillë do të shkaktojë çoroditje në gjithë strukturën që menaxhon zgjedhjet e qershorit.
TIRANE - Kalimi i LSI-së në krah të PS-së, ndryshon raportet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe komisionet e nivelit vendor. Ish kryetarët e
KQZ-së, thonë se diçka e tillë do të shkaktojë çoroditje në gjithë strukturën që menaxhon zgjedhjet e qershorit. Sipas Çlirim Gjatës, shumica aktuale shndërrohet në minorancë, duke duke rrezkuar dhe bllokimin.
Por, pas ndryshimit të kursit të LSI-së, çdo gjë kalon në dorë të opozitës. "Automatikisht kemi në 50 përqind të gjithë këtyre komisioneve 4 me 3 për opozitën parlamentare dhe 50 përqind 5 me 2 për opozitën parlamentare. Pra, opozita parlamentare të marrë përgjegjësinë e madhe të 100 përqind të administrimit të procesit zgjedhor.
Në ditën e zgjedhjeve mbaron përgjegjësia e qeverisë dhe këtu fillon qeverisja zgjedhore tani dhe këtë e kanë në dorë partitë mbi bazën e parimit të barazisë politike të palëve deklaron ish kreu i KQZ-së, Çlirim Gjata. Sipas një tjetër ish kryetari të KQZ-së, Kristaq Kume, realiteti i ri është i pandryshueshëm.
Asnjë ndryshim nuk është i mundshëm qoftë në KQZ, qoftë në komisionet e niveleve më të ulta. "Nuk mundet që të ndryshohet anëtari i KQZ-së pa përfunduar mandati i tij. Pas zgjedhjeve të 2009-ës PSD nuk kishte më deputet në Kuvend megjithatë deri në fund vajti përfaqësuesi i saj.
Ndërkohë, Kodi Zgjedhor ka parashikuar që, ndërtimi i Komisionit të Nivelit të Dytë dhe të Tretë të bëhet sipas të njëjtave rregullave, sipas të cilave, ndërtohet KQZ.
Pandryshueshmëria e përfaqësimit politik në KQZ bën që ta bëjë të pamundur edhe ndryshimin e balancave të përfaqësimit në këto komisione", deklaroi ish kreu tjetër i KQZ-së, Kristaq Kume.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
68.3%
-
Jo
28.8%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55