Kume: KQZ, institucion gjysmak
që s'prodhon standarde demokratike

TIRANE - "Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është një institucion gjysmak që nuk prodhon standarde demokratike". Kështu është shprehur në një intervistë për mikrofonin e "A1 REPORT!" Kristaq Kume.

Ai i ka bërë thirrje partive politike që të zgjidhin këtë krizë, që nuk është aspak ligjore, por tërësisht e prodhuar politkisht. Lidhur me këtë Kume u shpreh se KQZ pavarësisht se duhet të organizojë punën si institucion i pavarur, perceptimi dhe mënyra e sjelljes së partive politike ndaj tij është që ato e konsiderojnë të gjithin politik.

“Ky komision gjysmak me katër anëtare referuar ligjit mund ta çojë deri në fund procesin zgjedhor, por në asnjë mënyrë nuk mundet që kështu siç është të prodhojë standarde demokratike. Kërkohet me domosdo që partitë politike të zgjidhin këtë krizë politike. Partitë duhet të plotësojnë vakancat sipas ligjit.”

I pyetur në lidhje me vendimet për të cilat KQZ kërkon një shumicë të cilësuar Kume u shpreh se do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të luajë rolin e KQZ.

“Ato vendime me pesë veta që nuk do ti marrë dot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ankimohen në Kolegjin Zgjedhor dhe do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të luajë rolin e KQZ. Kjo bën vetëm që do të bëhen zgjedhje, por jo zgjedhje në standarte.”- tha ish kryetari i KQZ-së.

Palët politke ende nuk kanë rënë në një konsensus për këtë institucion.

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime