Kume: Me zgjedhjet në Dibër 
nisi fushata për zgjedhjet e 2017

Kume: Me zgjedhjet në Dibër <br />nisi fushata për zgjedhjet e 2017
Ish-Kryetari i KQZ, Kristaq Kume i ka cilësuar zgjedhjet për bashkinë e Dibrës si nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në një intervistë për Report TV, Kume deklaroi se me zgjedhjet e Dibrës, palët po përpiqen të sjellin argumente politike për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Kume deklaroi se procesi i numërimit fillon kur të mbërrije edhe kutija e fundit e votimit dhe numërimi do të përfundojë shpejt.

“Procesi zgjedhor në Dibër nuk është vetem një proces për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, por fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 2017. Palët po përpiqen të sjellin argumente politike për zgjedhjet parlamentare të 2017. Ky është një proces jonatyral. Me zgjedhjet e Dibrës ka filluar edhe fushata elektorale për zgjedhjet qendrore të 2017. Këto zgjedhje janë edhe një test për PD, nëse fiton, mbi këto baza do ndërtohet edhe fushata elektorale e Bashës në 2017. Ndërsa nëse fiton PS, do nisi diskutimi mbi peshën reale të LSI dhe PDIU”, deklaroi Kume.

Në një intervistë për gazetarin Andi Kapxhiu, ish-kreu i KQZ kërkoi që të tregohet vëmendje maksimale në momentin që do të nisë transportimi i materialeve zgjedhore dhe grumbullimi i tyre në qytetin e Peshkopisë për t’u numëruar.

Duhet vëmendje maksimale në momentin që do të bëhet grumbullimi i kutive të votimit. Rrugët e vështira dhe larg qytetit mund të bëhen shkak për probleme, por policia duhet të tregohet e kujdesshme. Qytetarët që fotografojnë votën, shkelin ligjin. Pjesëmarrja në zgjedhje duket e kënaqshme duke marrë parasysh faktin se shumë qytetarë kanë lëvizur, janë transferuar në Tiranë apo në emigracion. Kutite e votimit do të mblidhen të gjitha në qytetin e Peshkopisë për t’u numëruar”, deklaroi Kume.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?