Kume për A1 Report: Boshllëqet
në Kod çuan në vendime politike

Kume për A1 Report: Boshllëqet<br />në Kod çuan në vendime politike
TIRANE - Ndërsa procesi i administrimit zgjedhor nga KQZ për 21 qershorit po shkon drejt fundit, ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume thotë se ky institucion është detyruar që të tregojë dy standarde në vendimmarrjet e tij, e kjo për shkak të mungesës së parashikimeve ligjore në kod. Në një intervistë për A1 Report, Kume thotë se në këto kusht është evidentuar qartë pozicionimi politik i anëtarëve të tij për çështje të rëndësishme.

“Dukshëm nga ndonjëherë është kuptuar përkatësia ose preferenca politike e anëtarëve të këtij komisioni në vendimmarrjen e tij ndofta edhe për hir të mungesave të ligjit ka pasur dhe vendimmarrje me dy standarde që do të thotë për të njëjtën çështje nuk ka qenë i njëjti qëndrim i këtij institucioni”, shprehet Kume.

Komisioni Qendror i është dashur të kapërcejë gërmën e ligjit elektoral për rastin kur vendosi për grupet e numërimit të votave, por sipas zotit Kume, pasojat e një vendimmarrje ndryshe do të ishin më të rënda. Sipas tij jo vetëm për këtë çështje por edhe për dorëheqjet e kandidatëve duhen bërë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor.
 
“Kërkon për mendimin tim me domosdo të reflektohet ndoshta dhe kjo gjë kur si dhe pse dhe kur mund të pranohet dorëheqja ashtu si dhe problematika të tjera që janë shfaqur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe që Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i është dashur të marrë vendime qoftë edhe duke kapërcyer atë që, gërmën e ligjit siç është rasti i vendimmarrjes për mënyrën e formimit të grupeve të numërimit”, tha ish-kreu i KQZ-së.

Ndërsa për çështjen e Kurbinit, sipas ish-kryetarit të KQZ, ky institucion ka vepruar në përputhje me parashikimet ligjore.

“Në rastin e Kurbinit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbatuar nga fillimi deri në fund për mendimin tim atë çfarë parashikon ligji zgjedhor”, theksoi Kume.

Demokratët do t’i drejtohen kolegjit zgjedhor për këtë çëshje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kompania ‘Bankers Petroleum’ investon 96 mijë Dollarë për infrastrukturën rrugore në Sheqishtë të Patosit

Kompania ‘Bankers Petroleum’ investon 96 mijë Dollarë për infrastrukturën rrugore në Sheqishtë të Patosit