E veçanta e asaj dite, tё mbushur me kumtesa studjuesish tё njohur nё panoramёn universitare italiane, nё prani tё familjes Kokalari, qёndron nё respektin e thellё dhe nё konsideratёn e lartё qё rrethoi kujtimin e asaj bije fisnike tё Gjirokastrёs dhe njёra nga gratё mё tё kulturuara tё Shqipёrisё sё kohёs, Musine Kokalarit. Ishte nё nderin e universitetit mё tё madh tё Italisё tё kujtonte njё studente shqiptare tё tij me rastin e botimit nё italisht tё kujtimeve tё saj qё lidheshin me atё Vёnd e tё botuara nёn kujdesin e dy profesorёve italianё me titullin “Jeta ime universitare.
Kujtime tё njё shkrimtareje shqiptare nё Romёn fashiste (1937 – 1941). Nuk ishte thjesht njё veprim sentimentalizmi gjesti i Universitetit “Sapienza”.
Studiuesit e ndryshёm, mes tё cilёve edhe profesor Ardian Ndreca, nёpёrmjet kumtesave tё tyre ndёrtuan pёrfytyresёn e Musine Kokalarit, jo vetёm si njё “studente e shkёlqyer” e njё universiteti italian, por edhe tё asaj si njё poete, shkrimtare e publiciste e shquar qё bёri emёr nё Vendin e saj, jo vetёm me veprat e botuara, por edhe me qёndrimin e saj nё jetёn shoqёrore, kryesisht si njё luftёtare e paepur pёr idealet njerёzore tё mishёruara nё qytetёrimin perёndimor, qё bindjet e saj nuk i vuri asnjёherё nё dyshim, as para diktaturёs mё tё ashpёr komuniste tё Vendit tё saj.
Mendoj se pёr ne ka edhe njё motiv tjetёr tё veçantё pёr tё qёnё tё kёnaqur nga tubimi i katёr dhjetorit nё Romё. Musine Kokalari nuk qe vetёm studentja e nderuar e Sapienzёs, pёr tё cilёn ai universitet mund tё krenohet edhe gati mbas tetёdhjetё vitesh. Ajo qe edhe njёra nga viktimat mё tё shkёlqyera tё regjimit komunist tё bashkёqytetarit tё saj nё Shqipёri.
Viktimat e komunizmit, fatkeqёsisht, nё Itali e mё gjёrё nё Evropёn Perёndimore janё si “bijtё e njerkёs”, pёr tё cilёt nuk parapёlqehet tё flitet shumё nga kultura zyrtare. Ngritja nё piedistal e Musine Kokalarit ёshtё jo vetёm vlerёsimi i merituar i figurёs sё njё shqiptareje tё rrallё, por edhe dёnim i qartё dhe i prerё i njё regjimi lirivrasёs, qё ka nё ndёrgjegjen e tij mizore jo vetёm jetёn e gjymtuar tё shkrimtares gjirokastrite, por dhe ato tё njё brezi tё tёrё intelektualёsh atdhetarё, qё pёrbёnin ajkёn e kombit e qё u goditёn pёr vdekje pa mёshirё, duke paragjykuar tmerrёsisht fatet e Shqipёrisё, qё vuajti pёr gjysёm shekulli sundimin e kundёr vlerave nё tё gjithё drejtimet.
Simpoziumi i Romёs mendoj se duhet tё na nxisё pёr tё kryer njё provim ndёrgjegjeje, nё lidhje me punёn tonё nё vitet paskomuniste mbi heqjen e pluhurit tё harresёs mbi vlerat e vёrteta tё kombit ende tё mbuluara, ende tё pёrdhosura nga kultura zyrtare, ende tё panjohura e tё pazbuluara, me pёrjashtime tё rralla tё nismave vetiake e familjare, nisma qё nuk gjejnё pёrkrahjen e duhur nё kontekstin e pёrgjithshёm tё veprimtarisё kulturore shtetёrore.
Pa u zgjatur shumё nё kёtё argument, do t’a pёrfundoj pёrsiatjen time tё thjeshtё me njё pyetje qё i drejtohet jo njё personi tё vetёm, cilido qoftё roli dhe pozita e tij, por njё tёrёsie njerёzish tё fushave tё ndryshme tё jetёs shqiptare, qё nga ajo studimore e kulturore deri tek ajo politike : a nuk do tё kishte qёnё nё nderin e kёsaj shoqёrie, tё kёtij shteti e tё institucioneve tё tij, qё njё fakulteti letёrsie tё njё universiteti shqiptar t’i vihej emri i nderuar i Musine Kokalarit ? Mendoj se ai emёr do t’i jepte hir atij institucioni, do t’a stoliste me vlerёn e pёrjetёsisё qё bart nё vetvete.
Sa pёr kumtesёn e profesoreshёs Laura Faranda, tё cilёn u mundova t’a pёrkthej me shumё kёnaqёsi, mendoj se ёshtё njё ndihmesё e vlefshme nё portretizimin e shkrimtares e publicistes sonё, “Muzёs shqiptare tё rikthyer nё tё tashmen”,mbasi e trajton atё nga njё kёnd vёshtrimi mjaft origjinal e tё pazakontё, duke vёnё nё dukje vlerat e veprave tё saj, por edhe tё heshtjeve qё kanё shoqёruar karakterin dhe jetёn e saj.
“Mos besoni se heshtja ёshtё urtia e tё marrёve: ajo ёshtё me kohё e vend nderi i t’urtёve, qё nuk kanё dobёsinё por virtutin tё heshtin”.
Kёshtu shprehej rreth katёqind vite mё parё Thomas Broëne, njё mjek e filozof i njohur anglez. Besoj se kjo perlё e gjykimit njerёzor i shkon pёr shtat edhe Musinesё sonё, nё interpretimin qё bёn profesoresha Faranda nё kumtesёn e saj tё vyer.
Ngritja nё piedistal e Musine Kokalarit ёshtё jo vetёm vlerёsimi i merituar i figurёs sё njё shqiptareje tё rrallё, por edhe dёnim i qartё dhe i prerё i njё regjimi lirivrasёs, qё ka nё ndёrgjegjen e tij mizore jo vetёm jetёn e gjymtuar tё shkrimtares gjirokastrite, por dhe ato tё njё brezi tё tёrё intelektualёsh atdhetarё, qё pёrbёnin ajkёn e kombit e qё u goditёn pёr vdekje pa mёshirё, duke paragjykuar tmerrёsisht fatet e Shqipёrisё.
[gallery]25393[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com