Prej disa muajsh po përflitet në median botërore se mes kunatave në Mretërinë e Bashkuar nuk ka aspak marrëdhënie të mira. Dyshimet u shtuan kur u tha se Kate Middleton nuk ishte e pranishme në baby shower-in që Meghan organizoi për fëmijën e saj.
Por gjërat duken ndryshe gjatë Commonwealth Day. Meghan Markle dhe Kate Middleton janë shfaqur të qeshura dhe duke u përqafuar. Gjatë ceremonisë kanë qenë njëra pas tjetrës, Kate e veshur me të kuqe, një pallto e përdorur edhe herë tjetër nga Dukesha e Cambridge, ndërsa Meghan është shfaqur me një pallto të bardhë.
Marrëdhëniet e ngrira mes kunatave duket se kanë marrë tjetër rrjedhë. Mediat e huaja kanë shkruar se kunatat duhet të mësojnë të shtiren më bukur.