Kundër dëborës ...me fjalime!

Kundër dëborës ...me fjalime!
Situata e rëndë e shkaktuar prej dëborës në zonat malore dhe juglindore nxorri edhe njëherë në pah mungesën e përgatitjes dhe aftësisë tonë për të përballuar situata të tilla. Fatkeqësitë natyrore nuk programohen, por për rrethanat e Shqipërisë pothuajsë çdo herë kanë qenë të paralajmëruara.
Përmbytja e Shkodrës kohë më parë dhe dëbora këtë vit janë të paralajmëruara: e para nga vetë hapja e digave të hidrocentraleve, e dyta për shkak të përkeqësimit të motit fillimisht në vendet e tjera dhe më pas tek ne. Çdo vend serioz, çdo qeveri serioze qëndrore e lokale, ka fonde e struktura të gatshme që përgatiten për këtë ditë; kanë mjete teknike e fi nanciare në dispozicion, kanë rezerva ushqimore, kanë kontrata me firma operuese private, kanë sistem paralajmërimi dhe parandalimi. Praktika jonë vijon të jetë e ndryshme. Tek ne kur ndodh fatkeqësia natyrore kemi dy pamje të përhershme: njerëz që luten zotit të shpëtojnë dhe politikanë që mbushin ekranet televizive me fjalime politike. Kështu ndodhi edhe këtë herë; në Dibër, Kukës, Tropojë, Mirditë apo Pukë, mijëra njerëz luftojnë për mbijetesë, në Tiranën politike çdo orë e çdo ditë dëgjojmë politikanë që flasin e flasin, pa thënë asgjë, pa dhënë asnjë shenjë reale shpresë, pa qenë të aftë të prodhojnë asnjë mekanizëm ndryshimi dhe pa patur sensin e masës në deklarata, kur vendi ndodhet në fatkqësi e gjendje të jashtëzakonshme. Zyrtarë që nga zyrat e tyre luksoze udhëzojnë qytetarët në rrezik sesi të pastrojnë çatitët e shtëpive, sesi të shkojnë mirë me fqinjët e afërt, sesi të mos dalin nga shtëpia dhe të mos udhëtojnë pa arsye, sesi gratë shtatzëza tia besojnë qeverisë t’I mbledhë në një zonë tjetër, sesi të kujdesen fillimisht për ushqimin e tyre e pastaj të kafshëve, sesi t’i mbajnë të vdekurit mbi tokë, sesi të mos telefonojnë në media për t’u ankuar....e plot gjetje të tjera të denja për biseda kafenesh, jo për tryeza ku duhet të merren vendime politike për qytetarët dhe vendin.
Bilanci mbetet gri, nga njëra anë paradë me suksese, masa, arritje, furnizime, kujdes shtetëror dhe nga ana tjetër qytetarë që deponojnë çdo ditë në TV kombëtare për izolimin e tyre, braktisjen nga shteti, varfërinë, urinë, mungesën e ilaçeve dhe frikën e mbijetesës! Strategjitë janë në letër, politika kalkulon vota dhe asnjë shenjë solidare dhe humane nuk duket në sfond. Dikush mund të thotë: këto janë mundësitë tona! Nuk është ashtu. Shembull është vetë rruga e kombit! Mirë që nuk ka mjete për rrugët lokale, nuk ka sistem paralajmërimi dhe as shpëtimi, nuk ka rezerva mjekësore, apo njësi ushtarake në ndihmë të banorëve, por së fundi se treguam se as të vetmen rrugë moderne, nuk arritëm ta pastrojmë nga dëbora dhe ta bëjmë funksionale! Kjo nuk mund të ndodhë në asnjë vend, as në rrethana shumë herë më të rënda natyrore. Kështu gjithçka është e mbetet në dorë të fatit dhe të zotit. Nëse shpëtojnë, meritën e ka politika me fjalimet e saj, nëse ka viktima fajin e ka koha e keqe qëmori 600 jetë në Europë! Dhe kur dëbora të jetë larguar, e njëjta politike e të njëjtit politikanë do të vrapojnë në çdo fshat, qytet, komunë e shtëpi për të kërkuar vota. Kur bëhet fjalë për vota gjithnjë happen rrugët dhe shteti partiak, partitë e të emëruarit deputetëgjejnë udhën të shkojnë te çdo qytetar; kur vendin e votave e zë dëbora, shiu, përmbytjet, - politika jep leksione me bilance globale në zyra dhe vetë qytetari ndjehet i braktisur, - rrugët për tek ai janë e mbeten gjithnjë të mbyllura.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate