Si kundërpërgjigje e protestave të shqiptarëve të cilët po kërkojnë drejtësi, një grup i të rinjve maqedonas ka protestuar ndërsa mbanin në duar parrullën “Vdekje për shqiptarët”.
 
Kjo foto është shpërndarë në rrejetet sociale, ndërsa shihen të rinjtë maqedonas me dorën lartë, simbolin e Hitlerit, me fanella me kryqe ortodokse dhe transparentin “Vdekje për shqiptarët”.

Gjithashtu, në Facebook është hapur profil enkas për fyerjet ndaj shqiptarëve me moton “Vdekje për shqiptarët”, ku porosia kryesore është “të shtohen të vdekurit shqiptarë”.
 
Situtata është tensionuar në Maqedoni, ndërsa shqiptarët kanë protestuar  kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm në procesin gjyqësor “Monstra”.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)