TIRANE-Presidenti Ilir Meta do të presë nesër në një takim një grup studentësh, të cilët mes të tjerave kanë dy kërkesa kryesore, që zgjedhjet e 30 korrikut në universitete të mos zhvillohen për shkak të pandemisë dhe që pesha e votës së tyre të rritet nga 10% që është aktualisht në 30%.

Takimi do të zhvillohet nesër në orën 10:30. Studentët do i parashtrojnë kreut të shtetit kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Zgjedhjet në universitete do të zhvillohen në datë 30 korrik.