Jul Deda i përgjigjet Gent Zenelajt në 'Rreze Dielli': As vetë s'e di pse nuk më flet më, e ke për detyrë të ma thuash
Për sa i përket debatit mes tyre dhe faktit që nuk flasin , Juliani shprehet se as ai vetë nuk e di arsyen pse Gentian Zenelaj nuk i flet më.
Julian Deda, aktori i humorit i është përgjigjur në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, deklaratës së Gentian Zenelaj të bërë vetëm pak ditë më parë në emisionin “Thumb”. Për sa i përket debatit mes tyre dhe faktit që nuk flasin, Juliani shprehet se as ai vetë nuk e di arsyen pse Gentian Zenelaj nuk i flet më.
Deda gjithashtu u shpreh se vetë Genti e ka për detyrim që për shkak të miqësisë së tyre ndër vite, ta takojë dhe tia thotë arsyen e vërtetë.
Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne , o me ata”. Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë. Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t'u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH.
Julian Deda , aktor
I pyetur nëse mund të rikthehet sërish grupi The SHBLSH, aktori përgjigjet se për publikun dhe profesionin mund të ndodhë gjithçka.
Kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam i hapur për çfarëdolloj rikthimi, por duhen sheshuar ca gjëra. Unë bëj çdo gjë për profesionin tim dhe për atë që pëlqen publiku. Mund edhe të ndodhë që të kthehet formati dhe të dalë skarco, dhe unë se dua këtë.
Julian Deda, aktor
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3938
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë
23 Dhjetor, 15:58
-
Altin Joka: Kujdes, zbokthi është problem i brendshëm shëndetësor / Ja si mund të luftohet
18 Dhjetor, 15:57
-
Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë
16 Dhjetor, 17:24
-
‘Kujdes në dashuri’ Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi i javës, parashikimi për çdo shenjë
16 Dhjetor, 15:45
-
Altin Joka: Ja ‘magjia’ e përdorimit të kripës si terapi dhe cila sëmundje mund të kurojë
12 Dhjetor, 14:52
-
Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni
11 Dhjetor, 10:37
-
1 thelpi hudhër në ditë haje në këtë mënyrë… Hudhra mund të ndryshojë jetën nga Altin Joka
4 Dhjetor, 16:35
-
Laringiti te fëmijët, simptomat që nuk duhet t’i neglizhoni / Ylli Merja: Ja si ta trajtoni në mënyrë natyrale
2 Dhjetor, 15:39
-
Kujdes! Çdo vendim i kësaj jave ndikim deri në Mars 2025 / Horoskopi javor 2-8 dhjetor nga astrologu Jorgo Pulla
2 Dhjetor, 12:30
-
Dëllinja 'ilaç' për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës
25 Nëntor, 16:19
-
Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor
25 Nëntor, 15:54
-
1 vit nga vdekja e Zef Dedës, Juli: Pa merak Bos, nuk do bëj rrëmujë
21 Nëntor, 20:35