Një 36-vjeçar u arrestua pasi ka kundërshtuar efektivët e policisë dhe tentoi tu largohej me makinë.

Në aksin Vlorë-Gjorm, policia i ka bërë shenjë  për të ndaluar Robert Meçajt, i cili udhëtonte me makinë tip Benz.

Ky i fundit nuk i është bindur dhe është larguar por vetëm pak çaste më vonë është kapur sërish.

Ai drejtonte makinën pa lejen përkatëse dhe gjatë arrestimit, ka dhunuar fiziksht efektivin e policisë.

Pas ndërhyrjes së kolegut është prangosur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.