KORCE- Kreu i Partisë Demokratike në Ersekë Viktor Duro së bashku me sekretarin Dhimitër Dine janë shoqëruar për reth 20 minuta në komisariatin e policisë së këtij qytetit pas një debate me patrullën e policisë rrugore.

 Dy shtetasit kanë qënë duke udhëtuar me automjetin e tyre me targa AA 661 HV në aksin Korçë –Ersekë  dhe janë ndaluar nga një patrullë për mos ndezjen e dritave dhe vendosjen e rripit të sigurimit.

Pas një debati  për vënie të gjobës mes kreut të PD-së Viktor Duro dhe punonjësve të policisë është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të shoqëruar dy shtetasit Duro dhe Dine për mosrespektim të rregullave të qarkullimit dhe ofendim ndaj punonjësve të policisë.


I kontaktuar në telefon nga A1 Report kreu i PD-së ka pohuar “Shoqërimi në polici ndodhi për arsye politike , diskriminim dhe presion politik për të eleminuar mendimin ndryshe”.
 
Ndërsa nga ana tjetër policia e qarkut të Korçës thekson se punonjësit e policisë kanë zbatuar ligjin pasi dy shtetasit e shoqëruar kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)