Kundërsulmi, PS-LSI: Bashkë
pëmbysim balancat e bashkive

Kundërsulmi, PS-LSI: Bashkë<br />pëmbysim balancat e bashkive
TIRANË – Koalicioni i ri PS-LSI ka përgatitur sot kundërsulmin e tij politik ndaj ndryshimit të përbërjes së KQZ-së, duke kërkuar shkarkimin e kryetarëve të këshillave bashkiakë në të gjithë vendin, duke filluar që nga Tirana, me Njazi Kosovrastin e më pas, të kryetarëve të çdo njësie vendore meqënëse tani e tutje, ata përbëjnë shumicën.

Bashkimin e votave të këshilltarëve vendorë të LSI-së me PS-në dhe zhvillimin e këtij misioni të ri, tashmë si opozitarë, e deklaroi zyrtarisht nga selia e LSI-së, Ylli Manjani. Ai tha se, pas asaj që ndodhi në Kuvend me KQZ-në,  "pushteti vendor do të vendoset nën kontrollin maksimal të opozitës dhe veçanërisht, do t'i përkushtohet detyrës së përgatitjes së zgjedhjeve. Për këtë arsye, LSI-ja deklaron bashkimin e votave me PS-në dhe heq çdo mbështetje politike për qeverinë".

Sot, pas një takimi me dyer të mbyllura në hotel "Tirana", këshilltarët bashkiakë të PS-së dhe të LSI-së, deklaruan lëvizjen e tyre të beftë.

“Mbledhja e përbashkët e këshilltarëve të Bashkisë Tiranë, të koalicionit opozitar, ka vetëm një synim: Pas asaj që bëri Saliu dje me uzurpimin e paligjshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ne kemi detyrë të kthejmë legjitimitetin demokratik të çdo trupe kolegjiale dhe këtu duke filluar më së pari nga Bashkia e Tiranës dhe pastaj çdo njësi tjetër vendore, në mënyrë që pushteti vendor nga njëra anë të mos kthehet në bunkerin e fundit të pushtetit të degraduar dhe ilegjitim të Sali Berishës.  Nga ana tjetër për t’a kthyer pushtetin vendor në një kordon sanitar për të garantuar legjitimitetin demokratik të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të votës së qytetarëve shqiptarë.

Mbledhja e sotme do të thërrasë në mënyrë urgjente Këshillin Bashkiak të Tiranës, për të shkarkuar kryetarin aktual të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sali Berisha nuk ka asnjë shans që të ndalë votën e qytetarëve apo të manipulojë votën e qytetarëve edhe sikur t’i teket t’i numërojë votat në shtëpinë e tij së bashku me Shkëlzenin, me Argitën, me Mul Nokën apo me të tjerët”, - theksoi Tahiri.

"- theksoi ai.

Aldrin Dalipi, kryetari i grupit socialist në këshillin bashkiak të Tiranës, u shpreh: "Ju I keni ndjekur tashmë zhvillimet politike. Dje në parlament u bë një goditje e rëndë ndaj institucionit që garanton zgjedhje të lira. Në këtë moment, koalicioni ynë, që sot kalon edhe në bashkëpunim në këshillin bashkiak të Tiranës, si forcë dominuese do të sigurojë qytetarët se vota e tyre në këtë këshill do të jetë e garantuar në emër të një shumice. Kjo që po ndodh sot është nisja e një procesi në të gjithë Shqipërinë, në emër të një koalicioni të ri të rikonfiguruar tashmë.

Tani, këshilltarët sapo firmosën kërkesën për shkarkimin e Njazi Kosovrastit dhe nisur hapat e mëtejshëm për të marrë drejtimin e këtij këshilli. Motivet janë të dukshme, ju i keni ndjekur mbledhjet e këshillit bashkiak dh shkeljet e hapura të ligjit nga kryetari. Kuptohet që kur ndryshon shumica, edhe drejtimi ndryshon. Më pas ju do të njiheni edhe me emrat që do të propozojmë", - përfundoi Dalipi.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj, nga ana e tij tha: "Ky është një hap që pason seancën e mbrëmshme, e cila cenoi institucionet e lira. Në këto kushte ne mendojmë se pushteti lokal ka fuqinë për të mbrojtur votën e lirë nëpërmjet të gjitha veprimeve politike. Në fillim krijojmë një mazhorancë të natyrshme, që pasohet nga hapa të tjera dhe japim shembullin e qartë se jemi në respekt të ligjit.

Ne nuk jemi një opozitë kokëforte, që reagon ndaj bashkisë thjesht se jemi në opozitë, por do mbajmë qëndrime të drejta sa herë vendimet janë në përputhje me ligjin dhe interesat e qytetarëve", - theksoi ai. 

Me krijimin e aleancës PS - LSI që prej fillimit të këtij muaji, e majta ka shumicën në këshillin bashkiak të Tiranës. LSI ka 5 anëtarë, PS me aleatë 27, PD me aleatë 23 anëtarë. Raportet kanë ndryshuar edhe në shumë bashki e komuna.

Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Pas nderimit të Ali Ahmetit, Rama në zyrën e Veliajt/ Artan Grubi publikon foton: Mikpritje vëllazërore

FOTO/ Pas nderimit të Ali Ahmetit, Rama në zyrën e Veliajt/ Artan Grubi publikon foton: Mikpritje vëllazërore