Kunguj kotoletë në kos
Përbërësit:
- 500 gr kunguj të njomë
- 500 gr kos
- 1 lugë gjelle miell
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 kokërr hudhër
- 2 lugë gjelle uthull
- Kripë, piper i zi
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Kungujve të njomë u heqim cipën duke e kruar me thikë. Më pas i shplajmë me ujë të bollshëm dhe i presim feta-feta. I shtojmë kripë dhe piper të zi të sapo buar dhe i lëmë t'i hyjë pak kripa. Në një pjatë hedhim miellin dhe lyejmë fetat e kungujve nga të dy anët. I skuqim në një tigan me vaj të bollshëm. Në një tas ku kemi hedhur kosin shtojmë hudhrat e shtypura me pak kripë në havan derisa bëhen si pure. I shtojmë vajin e ullirit si dhe uthullën derisa bëhet një masë kremoze. Masën e përfituar ia hedhim kungujve, e përziejmë mirë dhe e kemi gati për t'a servirur.