Kunj Bashës? Meta: Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do

TIRANË- Ilir Meta, i cili tashmë e ka pranuar se nuk është një president mbi palët, është rreshtuar në kampin si një ndër kundërshtarët e fortë të Lulzim Bashës dhe sot ka përçuar një mesazh, i cili duket se i drejtohet vetë kryedemokratit.

Basha është etiketuar shpeshherë nga kundërshtarët  e tij si "tradhtar" të kauzave të opozitës dhe Meta duket se flet sot me fjalët e tyre. Në një video të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, kreu i shtetit shkruan ndër të tjera se "Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do", kjo edhe si rezultat i akuzave se Basha po përdoret nga Edi Rama.

"Kurrë nuk do t’i tradhtoj përkrahësit e mi dhe shqiptarët. Më mirë të jesh i tradhtuar, se sa të jesh tradhtar. Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do", shkruan Meta. 

 

Ilir Meta ka qenë personazhi kryesor i zhvillimeve politike në javën e fundit. Ndaj tij, ka nisur një seancë në Gjykatën Kushtetuese ku do të vendoset për fatin e tij në krye të Presidencës, e ndërsa është kthyer edhe në një aktor të rëndësishëm politik ku është thënë nga Sali Berisha se kanë negociuar së bashkë për koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' për garën e 6 marsit.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/02/2022 00:57

    Ilir Meten te dy e perdoren,si PS,si PD dhe tani,asnjeri prej tyre nuk e do,por dhe Iliri i shfrytezoi mire qe te dy per interesat e veta sa mundi.

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 05/02/2022 20:18

    Hahaha bej si them une e mos bej si bej une. Kush po flet per tradheti. Personazh qe i di mire keto pune....

    Përgjigju
  • Ledi: 05/02/2022 18:21

    Shorehja qe perdor zoti Meta eshte shume e drejte . Po a e ka tradhtuar Partine sicualiste ne 2005 zoti Meta ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë