TIRANË- Kur është në prag të shkarkimit, Ilir Meta e ka pranuar që nuk është më një president mbi palët, po është vënë në funksion të opozitarizmi. Kreu i shtetit argumentoi këtë qëndrim të tij duke thënë se në vend të gjitha pushtetet janë të kapura, përfshirë këtu dhe opozitën me Lulzim Bashën në krye, prandaj ai ka zgjedhur që t'i bëjë oponencë mazhorancës.

"Tani jemi në funksion të opozitarizmit dhe të demokracisë në vend. Tani jemi në mbrojte të Kushtetutës. Nuk mund të shprehemi më tani për një jetë politike normale. Nuk mund të ketë një President mbi palët kur të gjitha pushtetet janë të kapura", tha Meta.

Në një kohë kur ai në Gjykatën Kushtetuese po "vuloset" fati i tij, Meta shprehet i bindur se ai nuk do të shkarkohet, teksa sqaroi se 72 pyetjeve që i janë bërë nga Gjykata, do t'i kthejë përgjigje personalisht.

"Kuvendi i shkarkuar me 25 prill vendosi të shkarkojë Presidentin. Parlamenti aktual, nga 140 deputete ka vetëm 40 deputetë nga Parlamenti i shkruar. Ky Parlament a ju qëndron akuzave të bëra nga Parlamenti i shkarkuar? Nuk shkova në Gjykatën Kushtetuese, sepse kjo nuk është një çështje e rëndësishme. Unë kam shkuar në Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e Teatrit Kombëtar, për të ndaluar dhunën policore ndaj qytetarëve. Për 72 pyetjet e bëra nga Gjykata Kushtetuese do përgjigjem personalisht para të gjithë qytetarë shqiptarë. Nuk e shkarkon dot kush Ilir Metën", tha Meta në 'Frontline'.

Meta ka zbuluar edhe detaje nga takimi me Sali Berishën, duke thënë se ka qenë ai iniciator, por mohoi që të ketë negociuar me LSI-në. Edhe pse Berisha e konfirmoi se ka pasur negociata për koalicionin 'Shtëpia e Lirisë', Meta nuk e pranon, por ka zgjedhur që ta mohojë.

"Takimi me Berishën e kërkova unë, për t'u çmallur. Takimi zgjati rreth 30 minuta, në mes të ditës, në mes të Gardës, në Pallatin e Brigadave. Zero, zero, zero marrëveshje nga ana ime në emër të LSI me Doktorin", tha ai.

Duke mbrojtur Berishën, ai ka shkuar deri aty sa thotë se nuk do të mërzitej nëse Kryemadhi, bashkëshortja e tij do të shpallej 'Non Grata', por thekson se vendimi për Liri Berishën ishte i papranueshëm.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
Meta zbulon detaje nga takimi me Berishën: E kërkova unë, zgjati 30 minuta

1643910175_berishameta.jpg

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar detaje nga takimi me Sali Berishën. Edhe pse ish-kryeministri pranoi se ka pasur bisedime për koalicionin me LSI-së, kreu i shteti e mohon.

"Takimi me Berishën e kërkova unë, për t'u çmallur. Takimi zgjati rreth 30 minuta, në mes të ditës, në mes të Gardës, në Pallatin e Brigadave. Zero, zero, zero marrëveshje nga ana ime në emër të LSI me Doktorin. Në detyrën time si President nuk kam punuar kurrë në favor të LSI. Unë kam takuar dhe kam këshilluar dhe Lulzim Bashën, por kam këshilluar dhe zotin Rama", tha Meta.

Ora 21:59
Meta: S'do mërzitesha nëse do shpallej 'Non Grata' Kryemadhi, por të shpallësh Liri Berishën është e papranueshme

1643889886_meta.JPG

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar të papërshtatshme shpalljen e Li Berishës Non Grata. Ai ka shkuar deri ën atë pikë sa thotë se nuk do ishte mërzitur nëse do shpallejh gruaja e tij, Monika Kryemadhi, por jo Liri Berishën.

"Nuk do të isha mërzitur fare nëse SHBA dhe BE do të shpallnin "Non Grata" Monika Kryemadhin pse dogji mandatet. Por të shpallesh "Non Grata" një grua të shkëlqyer, të nderuar dhe që nuk ka lidhje me politikën, por vetëm në shërbim të femijeve në nevojë, si Liri Berisha, është terësisht e papranueshme", tha Meta.

Ora 21:36
Në prag të shkarkimit, Meta: Jam i bindur se pas 20 vitesh do marr një mandat të dytë si President

1643474415_ILIRMETA2.jpg

Sot është gati në limit për t'u shkarkuar, por presidenti Ilir Meta duket i bindur se do të vendoset sërish në krye të shtetit pas 20 vitesh. Si shembull ai mori presidentin italian, Sergio Matarella që u vendos president 80-vjeç. 

"Jam i bindur se pas 20 vitesh do marr një mandat të dytë si President", tha Meta.