Kuotat e lira/MASH: 3150 maturantë 
do të fitojnë të drejtën e studimit

Kuotat e lira/MASH: 3150 maturantë <br />do të fitojnë të drejtën e studimit
3150 maturantë kanë mundësinë e dytë për të fituar të drejtën e studimi në fakultetet publike gjatë këtij viti akademik.Ministria e Arsimit ka zbardhur kuotat e lira, për secilin program studimi në të gjithë universitetet publike të vendit.

Maturantët do të mund të aplikojnë edhe për degët më të kërkuara të fakulteteve që janë pjesë e Universitetit të Tiranës, si në Drejtësi, Ekonomik, Inxhinieri Ndërtimi, apo Gjuhët e Huaja. Për secilën prej tyre janë aprovuar dhjetëra kuota studimi.

Kuota do ketë edhe për degët e Universitetit të Mjekësisë, i cili gjithashtu renditet si një ndër universitetet më të kërkuara nga maturantët. Pjesa dërrmuese e kuotave u përkasin universiteteve të rretheve.

Maturantët duhet të jenë të kujdesshëm tek sa zgjedhin degët ku duan të vijojnë studimet e larta, pasi në shumë prej degëve që janë pjesë e fakulteteve në kryeqytet, në kllapa shënohet edhe filiali, çka do të thotë se mësimi do të bëhet në fakultetet e rretheve.
 
Për të aplikuar për në Universitet me formularin A3 maturantët duhet të paguajnë shumën prej 2 mijë lekësh.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, të gjithë kandidatët përpara se të aplikojnë dhe të hedhin notën mesatare në sistem më parë duhet të paguajnë faturën.
 
Me formularin A3 mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që nuk kanë fituar asnjë degë. Edhe ata që kanë fituar mund të regjistrohen për një degë më të mirë.
 
Gjithashtu, aplikojnë maturantët që arritën të merrnin një notë kaluese në provimet e vjeshtës të maturës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas