TIRANE- Studentët e huaj të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e masterit profesional dhe atij shkencor në vendin tonë, kanë mundësi që deri në 17 nëntor të aplikojnë për kuotat e parashikuara për këtë kategori studentësh. Në bazë të një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit studentët e huaj që aplikojnë për vitin akademik 2014-2015, përzgjidhen për programin e studimit të kërkuar, në bazë të dosjeve të aplikantëve të përcjella individualisht nga vetë të interesuarit ose të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, nga Ministritë e Arsimit të vendeve përkatëse ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
/Shqiptarja.com









