Fakti është bërë i ditur nga Rektorati i këtij universiteti i cili përmes një deklarate për mediat ka thënë se këto kuota për çdo program studimi gjenden në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës dhe në faqen zyrtare të çdo fakulteti të këtij Universiteti. Këto kuota të paplotësuara i janë dërguar zyrtarisht AKP-së në datën 12/09/2016.
Gjithashtu, Universiteti i Tiranës bën të ditur se çdo shifër rreth kuotave të paplotësuara, të cilat janë publikuar në media apo faqe interneti të ndryshme dhe që nuk i referohen të dhënave zyrtare të publikuara nga Universiteti i Tiranës apo Agjencia Kombëtare e Provimeve, janë të pasakta.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)